Skip to comments
Događaj u razvoju
Shakira

Shakira rikthehet në Madrid pas tetë vitesh, nis serinë prej 12 koncertesh në Spanjë

Shakira rikthehet në Madrid pas tetë vitesh, teksa nisi rezidencën e saj 12-netëshe në Spanjë me një performancë spektakolare.Këngëtarja 49-vjeçare u ngjit në skenën e Estadio Shakira, të ndërtuar në hapësirën muzikore Iberdrola në Villaverde, ku performoi para rreth 55 mijë fansave në kuadër të turneut botëror Las Mujeres Ya No Lloran. Përgjatë koncertit dyorësh, ajo këndoi disa nga hitet e saj, mes tyre Hips Don't Lie, Girl Like Me dhe Te felicito, shkruan DailyMail. Shakira ndërroi disa veshje gjatë mbrëmjes, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të shkurtër me xixa në ngjyrë vjollcë. Ajo u shfaq gjithashtu me një kostum me motive paisley dhe një veshje të ngushtë për performancën e She Wolf. Duke iu drejtuar publikut, Shakira u shpreh se nuk mund ta besonte që ndodhej sërish në Madrid dhe se gjithçka i dukej si një ëndërr. Ajo falënderoi fansat për dashurinë dhe përzemërsinë që i kanë treguar ndër vite, ndërsa shtoi se shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj që nga hera e fundit që ishte në qytet. Rikthimi i saj në Spanjë vjen edhe pas përfundimit të një beteje të gjatë ligjore me autoritetet spanjolle për një çështje tatimore. Sipas raportimit, Shakira do të marrë një rimbursim prej 55 milionë eurosh dhe më herët kishte reaguar ndaj kësaj fitoreje duke publikuar një referencë nga kënga e Rihanna-s Bitch Better Have My Money. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Shakira rikthehet në Madrid pas tetë vitesh, nis serinë prej 12 koncertesh në SpanjëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Shakira rikthehet në Madrid pas tetë vitesh, teksa nisi rezidencën e saj 12-netëshe në Spanjë me një performancë spektakolare.Këngëtarja 49-vjeçare u ngjit në skenën e Estadio Shakira, të ndërtuar në hapësirën muzikore Iberdrola në Villaverde, ku performoi para rreth 55 mijë fansave në kuadër të turneut botëror Las Mujeres Ya No Lloran. Përgjatë koncertit dyorësh, ajo këndoi disa nga hitet e saj, mes tyre Hips Don't Lie, Girl Like Me dhe Te felicito, shkruan DailyMail. Shakira ndërroi disa veshje gjatë mbrëmjes, duke tërhequr vëmendjen me një fustan të shkurtër me xixa në ngjyrë vjollcë. Ajo u shfaq gjithashtu me një kostum me motive paisley dhe një veshje të ngushtë për performancën e She Wolf. Duke iu drejtuar publikut, Shakira u shpreh se nuk mund ta besonte që ndodhej sërish në Madrid dhe se gjithçka i dukej si një ëndërr. Ajo falënderoi fansat për dashurinë dhe përzemërsinë që i kanë treguar ndër vite, ndërsa shtoi se shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e saj që nga hera e fundit që ishte në qytet. Rikthimi i saj në Spanjë vjen edhe pas përfundimit të një beteje të gjatë ligjore me autoritetet spanjolle për një çështje tatimore. Sipas raportimit, Shakira do të marrë një rimbursim prej 55 milionë eurosh dhe më herët kishte reaguar ndaj kësaj fitoreje duke publikuar një referencë nga kënga e Rihanna-s Bitch Better Have My Money. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...