Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të ndodhë kur Serbia të bëhet, siç u shpreh ai, një shtet normal.Duke folur në forumin “EU Meets the Balkans 5.0” në Sofje, Zulfaj tha se Serbia nuk ka marrë përgjegjësi për krimet e kryera dhe se vazhdon t’i glorifikojë ato.“Normalizimi me Serbinë do të vijë kur Serbia të bëhet një vend normal. Mendoj se ende nuk është kështu”, tha Zulfaj.Ai përmendi dialogun Kosovë-Serbi, i cili ka nisur në vitin 2011, si dhe marrëveshjet e arritura ndër vite, përfshirë marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe aneksin e dakorduar në Ohër.Zulfaj tha se pas këtyre zhvillimeve ka pasur, sipas tij, agresionin në Banjskë dhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Ibër-Lepenc, duke vlerësuar se këto nuk përbëjnë sjellje të një shteti të angazhuar për normalizim."Ne kemi një fqinj shumë të vështirë dhe agresiv, i cili nuk ka marrë përgjegjësi për krimet që ka kryer dhe, në vend të kësaj, i glorifikon ato, dhe siç e pamë, tani adhuron një person që ka kryer gjenocid. Pra, kjo është pjesë e problemit në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë. Dialogu ka nisur në vitin 2011, 15 vjet më parë, ndërsa në vitin 2012 Serbia mori statusin e kandidatit dhe më pas, në vitin 2013, hapi negociatat për anëtarësim. Në vitin 2014, ajo zhvilloi konferencën e parë ndërqeveritare pa i normalizuar marrëdhëniet. Normalizimi kërkon përkushtim, por përkushtim ndaj realitetit dhe vlerave të BE-së, të cilës të gjithë duam t’i bashkohemi", tha ai.Sipas tij, që atëherë kemi rreth 39 marrëveshje. "E fundit është ajo e Brukselit e 27 shkurtit 2023, dhe më pas patëm një aneks të asaj marrëveshjeje në Ohër. Pastaj ndodhi një sulm terrorist, një agresion nga Serbia në Banjskë, e më vonë edhe ndaj infrastrukturës sonë kritike në Ibër-Lepenc. Pra, kjo nuk është sjellja e një fqinji që dëshiron normalizimin, por e dikujt që është shumë i përkushtuar ndaj pengimit dhe një rruge agresive. Por rr
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.