ShtatzënaSa janë gjasat të mbeteni shtatzënë që në muajin e parë? Ja si ndryshojnë ato me kalimin e kohës
2 min čitanja
Shtatzëna
Sa janë gjasat të mbeteni shtatzënë që në muajin e parë? Ja si ndryshojnë ato me kalimin e kohës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Për disa çifte ndodh shpejt, ndërsa për të tjerët kërkon më shumë kohë – dhe kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka një problemShumë gra që planifikojnë shtatzëni pyesin veten sa kohë duhet zakonisht që të ndodhë ngjizja. Edhe pse shtatzënia është e mundur që në muajin e parë të përpjekjeve, gjasat që kjo të ndodhë menjëherë nuk janë shumë të larta.Për shumicën e çifteve nevojiten disa muaj, ndërsa për disa mund të duhet një vit ose edhe më gjatë.Sipas të dhënave nga studimet mbi fertilitetin, rreth 30 për qind e personave që përpiqen për një shtatzëni mund ta arrijnë atë që në muajin e parë. Më pas, gjasat rriten gradualisht me çdo cikël të ri përpjekjesh.Te personat e shëndetshëm, pa probleme të njohura me fertilitetin, gjasat e përafërta për shtatzëni janë: rreth 75 për qind pas gjashtë muajsh përpjekjesh rreth 90 për qind pas një viti rreth 95 për qind pas dy vjetësh Kjo do të thotë se është krejt normale që shtatzënia të mos ndodhë menjëherë. Edhe kur të dy partnerët janë të shëndetshëm dhe nuk ka probleme të njohura me fertilitetin, ngjizja mund të kërkojë kohë, transmeton Telegrafi. Kur është koha për të kërkuar ndihmë?Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vlerësimi i infertilitetit lidhet edhe me moshën e gruas.Te gratë nën 35 vjeç, rekomandohet të konsultohen me mjekun nëse shtatzënia nuk ndodh pas 12 muajsh marrëdhëniesh të rregullta seksuale pa mbrojtje.Te gratë mbi 35 vjeç, këshillohet që ndihma mjekësore të kërkohet pas gjashtë muajsh përpjekjesh pa sukses.Këto afate nuk nënkuptojnë se shtatzënia natyrale nuk është më e mundur. Ato thjesht tregojnë se pas kësaj periudhe është e arsyeshme të kontrollohet nëse ekziston ndonjë faktor që mund ta vështirësojë ngjizjen.Pse shtatzënia nuk ndodh gjithmonë menjëherë?Në mundësinë për të mbetur shtatzënë ndikojnë shumë faktorë: mosha, ovulacioni, cilësia e qelizave vezë dhe spermatozoideve, shpeshtësia e marrëdhënieve seksuale dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e të dy par
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.