SkaraNjë mënyrë e pazakontë për pastrimin e skarës: Ju duhet vetëm një gjë nga frigoriferi
2 min čitanja
Skara
Një mënyrë e pazakontë për pastrimin e skarës: Ju duhet vetëm një gjë nga frigoriferi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një veprim i thjeshtë po tërheq vëmendjen në rrjete sociale, por para se ta provoni ka diçka që duhet ta diniNëse pas pjekjes në skarë ju ka ndodhur të përballeni me një pllakë të yndyrshme dhe të mbuluar me mbetje të djegura, me siguri nuk ju ka shkuar mendja se disa kube akulli mund të ndihmojnë në pastrim.Pikërisht një metodë e tillë është bërë virale në rrjetet sociale. Në video, një burrë pastron një pllakë grilli shumë të ndotur dhe ende të nxehtë pa detergjent, duke përdorur vetëm akull dhe një spatul metalike.Akulli mbi pllakën e nxehtë ndihmon në shkëputjen e yndyrësNë fillim, pllaka është e nxirë, e yndyrshme dhe e mbuluar me mbetje ushqimi. Në vend që të presë derisa sipërfaqja të ftohet, burri hedh disa kube akulli mbi të.Akulli shkrihet menjëherë në kontakt me metalin e nxehtë, ndërsa uji që krijohet fillon të avullojë. Lagështia dhe nxehtësia ndihmojnë në zbutjen e mbetjeve të djegura, të cilat më pas largohen më lehtë me spatul.Brenda pak çastesh, ndryshimi është i dukshëm. Pikërisht thjeshtësia e metodës, pa njomje të gjatë, pa fërkim të fortë dhe pa shumë preparate kimike, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve, transmeton Telegrafi. View this post on Instagram A post shared by Aliyenzo Zeaiteras (@aliyo.zeaiteras) Por metoda nuk është e sigurt për çdo skarëPas publikimit të videos nisi edhe debati nëse ky veprim mund ta dëmtojë sipërfaqen e skarës.Disa përdorues theksuan se avulli ndihmon në shkëputjen e papastërtive, ndërsa të tjerë paralajmëruan për goditjen termike. Kontakti i drejtpërdrejtë i akullit shumë të ftohtë me metalin e nxehtë mund, te disa materiale, të shkaktojë deformim ose dëmtime.Prandaj, kjo metodë nuk duhet përdorur automatikisht në çdo lloj skare. Nëse prodhuesi nuk rekomandon pastrimin me ujë ose akull kur sipërfaqja është shumë e nxehtë, është më mirë të ndiqen udhëzimet e tij.Kuzhinierët thonë se kjo nuk është metodë e reNë komente u përfshinë edhe persona që kanë punuar në kuzhina profesionale. Disa prej tyre thanë se kjo mëny
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.