PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IraniKomandanti amerikan, Cooper: Mbi një miliard fuçi naftë u transportuan përmes Ngushticës së Hormuzit
2 min čitanja
Irani

Komandanti amerikan, Cooper: Mbi një miliard fuçi naftë u transportuan përmes Ngushticës së Hormuzit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper, ka deklaruar se gjatë muajve të fundit forcat amerikane kanë mundësuar daljen e më shumë se një miliard fuçive naftë bruto nga Gjiri përmes Ngushticës së Hormuzit.Cooper tha në një videomesazh se kjo sasi u transportua ndërsa forcat amerikane ofruan mbrojtje të koordinuar për më shumë se 2 mijë kalime të anijeve tregtare nëpër ngushticë. Sipas tij, kjo ka mundësuar vazhdimin e qarkullimit të burimeve të rëndësishme energjetike nga rajoni, pavarësisht bllokadës së vendosur ndaj Iranit.“Forcat e CENTCOM-it mbështetën daljen e më shumë se një miliard fuçive naftë bruto nga Gjiri. Bëhet fjalë për një miliard fuçi naftë bruto që kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit gjatë muajve të fundit”, tha Cooper. Admirali amerikan shtoi se rrugët kryesore të transportit në ngushticë janë pastruar nga minat e vendosura nga forcat iraniane dhe se nëpër Hormuz kanë kaluar mijëra anije.Cooper theksoi gjithashtu se sasia e naftës bruto, ngarkesave dhe gazit natyror të lëngshëm që ka kaluar gjatë dy javëve të fundit është më e madhe se në çdo periudhë tjetër gjatë gjashtë muajve të mëparshëm.Ai tha se SHBA-ja po bashkëpunon me të gjithë partnerët në rajon për forcimin e mbrojtjes së tyre ajrore, krijimin e një njësie të re të koalicionit për dronët sulmues dhe mbajtjen e Ngushticës së Hormuzit dhe ujërave përreth saj të hapura për lundrim. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper, ka deklaruar se gjatë muajve të fundit forcat amerikane kanë mundësuar daljen e më shumë se një miliard fuçive naftë bruto nga Gjiri përmes Ngushticës së Hormuzit.Cooper tha në një videomesazh se kjo sasi u transportua ndërsa forcat amerikane ofruan mbrojtje të koordinuar për më shumë se 2 mijë kalime të anijeve tregtare nëpër ngushticë. Sipas tij, kjo ka mundësuar vazhdimin e qarkullimit të burimeve të rëndësishme energjetike nga rajoni, pavarësisht bllokadës së vendosur ndaj Iranit.“Forcat e CENTCOM-it mbështetën daljen e më shumë se një miliard fuçive naftë bruto nga Gjiri. Bëhet fjalë për një miliard fuçi naftë bruto që kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit gjatë muajve të fundit”, tha Cooper. Admirali amerikan shtoi se rrugët kryesore të transportit në ngushticë janë pastruar nga minat e vendosura nga forcat iraniane dhe se nëpër Hormuz kanë kaluar mijëra anije.Cooper theksoi gjithashtu se sasia e naftës bruto, ngarkesave dhe gazit natyror të lëngshëm që ka kaluar gjatë dy javëve të fundit është më e madhe se në çdo periudhë tjetër gjatë gjashtë muajve të mëparshëm.Ai tha se SHBA-ja po bashkëpunon me të gjithë partnerët në rajon për forcimin e mbrojtjes së tyre ajrore, krijimin e një njësie të re të koalicionit për dronët sulmues dhe mbajtjen e Ngushticës së Hormuzit dhe ujërave përreth saj të hapura për lundrim. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…