PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KopshtariaVera është koha ideale për hortikulturë: Këshilla nga Qendra e Kopshtarisë "Foja" për bimë të shëndetshme
2 min čitanja
Kopshtaria

Vera është koha ideale për hortikulturë: Këshilla nga Qendra e Kopshtarisë "Foja" për bimë të shëndetshme

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Edhe pse shumë njerëz e lidhin pranverën me mbjelljen dhe zbukurimin e kopshteve, edhe vera ofron mundësi të shkëlqyera për të krijuar oaza të gjelbra dhe plot lule në oborr, në tarracë apo në ballkon. Me përzgjedhjen e duhur të bimëve dhe kujdesin e përshtatshëm, hapësira juaj mund të mbushet me ngjyra dhe freski gjatë gjithë sezonit.Nga Qendra e Kopshtarisë "Foja" këshillojnë se, për një mbjellje të suksesshme gjatë verës, më e rëndësishmja është të zgjidhen bimë që i përballojnë mirë temperaturat e larta dhe rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Bimët aromatike shumëvjeçare si livanda, sherebela, rozmarina e të tjera, lloje të ndryshme barërash dekorative, shkurret gjithnjë të gjelbra, bimët mbuluese të tokës, pemët dhe shumë lloje të tjera janë zgjedhje të shkëlqyera. Megjithatë, përveç përzgjedhjes së llojit të duhur, gjëja më e rëndësishme për mbjelljen gjatë verës është që bimët të jenë të kultivuara në vazo – pra bimë kontejnerike. Gjatë transplantimit, ato përjetojnë stres minimal dhe përqindja e pranimit është 90–100%. Në Qendrën e Kopshtarisë "Foja", të gjitha llojet e bimëve janë kontejnerike dhe të përshtatshme për mbjellje gjatë verës.“Mbjellja është më mirë të kryhet në orët e hershme të mëngjesit ose në orët e vona të pasdites, kur temperaturat janë më të ulëta dhe bimët përshtaten më lehtë me mjedisin e ri”, këshillojnë nga "Foja".Ujitja është çelësi gjatë verësTemperaturat e larta dhe ditët e gjata me diell rrisin ndjeshëm nevojën e bimëve për ujë. Sipas ekspertëve të "Fojës", një nga gabimet më të shpeshta është ujitja sipërfaqësore dhe e pamjaftueshme. Në vend të kësaj, për bimët e sapombjella rekomandohet ujitje e bollshme direkt në rrënjë (çdo ditë gjatë javës së parë dhe 2–3 herë në javë deri në fund të shtatorit). Qëllimi është që rrënja dhe toka përreth saj të mbeten të lagështa, pasi bimët e sapombjella gjatë vitit të parë nuk kanë një sistem rrënjor të zhvilluar për të thithur ujin nga shtresat më të thella të tokës.Kur një bimë vyshket për

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Edhe pse shumë njerëz e lidhin pranverën me mbjelljen dhe zbukurimin e kopshteve, edhe vera ofron mundësi të shkëlqyera për të krijuar oaza të gjelbra dhe plot lule në oborr, në tarracë apo në ballkon. Me përzgjedhjen e duhur të bimëve dhe kujdesin e përshtatshëm, hapësira juaj mund të mbushet me ngjyra dhe freski gjatë gjithë sezonit.Nga Qendra e Kopshtarisë "Foja" këshillojnë se, për një mbjellje të suksesshme gjatë verës, më e rëndësishmja është të zgjidhen bimë që i përballojnë mirë temperaturat e larta dhe rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Bimët aromatike shumëvjeçare si livanda, sherebela, rozmarina e të tjera, lloje të ndryshme barërash dekorative, shkurret gjithnjë të gjelbra, bimët mbuluese të tokës, pemët dhe shumë lloje të tjera janë zgjedhje të shkëlqyera. Megjithatë, përveç përzgjedhjes së llojit të duhur, gjëja më e rëndësishme për mbjelljen gjatë verës është që bimët të jenë të kultivuara në vazo – pra bimë kontejnerike. Gjatë transplantimit, ato përjetojnë stres minimal dhe përqindja e pranimit është 90–100%. Në Qendrën e Kopshtarisë "Foja", të gjitha llojet e bimëve janë kontejnerike dhe të përshtatshme për mbjellje gjatë verës.“Mbjellja është më mirë të kryhet në orët e hershme të mëngjesit ose në orët e vona të pasdites, kur temperaturat janë më të ulëta dhe bimët përshtaten më lehtë me mjedisin e ri”, këshillojnë nga "Foja".Ujitja është çelësi gjatë verësTemperaturat e larta dhe ditët e gjata me diell rrisin ndjeshëm nevojën e bimëve për ujë. Sipas ekspertëve të "Fojës", një nga gabimet më të shpeshta është ujitja sipërfaqësore dhe e pamjaftueshme. Në vend të kësaj, për bimët e sapombjella rekomandohet ujitje e bollshme direkt në rrënjë (çdo ditë gjatë javës së parë dhe 2–3 herë në javë deri në fund të shtatorit). Qëllimi është që rrënja dhe toka përreth saj të mbeten të lagështa, pasi bimët e sapombjella gjatë vitit të parë nuk kanë një sistem rrënjor të zhvilluar për të thithur ujin nga shtresat më të thella të tokës.Kur një bimë vyshket për

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…