Skip to comments
Događaj u razvoju
Albin kurti

Kurti në New York: Do të angazhohemi për korrigjimin e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në New York një bashkëbisedim me të rinjtë e diasporës shqiptare në SHBA, me temën “Between Here and Home”, të organizuar nga grupet shqiptaro-amerikane ZANI, F’Oda dhe Columbia University Albanian Society.Kurti ka bërë të ditur se në delegacionin e Kosovës, përveç anëtarëve të Qeverisë, janë edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, dhe deputeti Shaip Kamberi.Gjatë takimit, sipas Kurtit, është diskutuar për një sërë çështjesh, përfshirë zhvillimet ekonomike në Kosovë, sistemin e drejtësisë, barazinë gjinore dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor dhe diasporë. Kurti ka theksuar se ekonomia e Kosovës është rritur me 5.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa ka deklaruar se papunësia është ulur nga 26 për qind në 10 për qind gjatë qeverisjes së tij.Një pjesë e diskutimit i është kushtuar edhe sistemit gjyqësor, për të cilin Kurti ka thënë se nevojiten përmirësime të mëtejshme në integritet dhe performancë, duke iu referuar edhe kritikave të përfshira në raportet ndërkombëtare, përfshirë raportet e Komisionit Evropian.Kryeministri ka folur edhe për vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të angazhohet për të mbështetur përpjekjet për kundërshtimin e këtij vendimi.“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht”, ka deklaruar Kurti. Ai ka thënë se është e nevojshme një dakordim për një strategji shtetërore lidhur me reagimin ndaj vendimit të shkallës së parë, si në mbështetjen e ekipeve mbrojtëse në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik.“Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, do të angazhohemi pandërprerë në m

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Kurti në New York: Do të angazhohemi për korrigjimin e verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-sëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...