PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ante gotovinaMbrojtja përgatit Apelin, precedenti i Gotovinës shihet si shpresë
2 min čitanja
Ante gotovina

Mbrojtja përgatit Apelin, precedenti i Gotovinës shihet si shpresë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Rrëzimi i pretendimeve të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është zhvendosur si betejë në shkallën e Apelit. Derisa mbrojtja po përgatit argumentet për rrëzimin e aktgjykimit, avokatët ndërkombëtarë vlerësojnë se Gjykata ka shkuar përtej kompetencave të saj duke i cilësuar mjetet e luftës për shtetësi si kriminale.Se sa mund të ndryshojë ky vendim në shkallën e dytë dhe pse përvoja e mbrojtjes në raste të ngjashme në Tribunalin e Hagës po shihet si pikë kthese. Beteja ligjore për të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është zhvendosur në shkallën e dytë të Gjykatës Speciale. Avokati ndërkombëtar, Luka Mishetiq, i cili është pjesë e ekipeve mbrojtëse në këtë proces, ka reaguar ashpër ndaj interpretimeve të fundit të aktgjykimit kundër ish-udhëheqësve të luftës së Kosovës.Në një kundërshtim të hapur drejtuar Marko Prelecit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Mishetiq sqaroi se megjithëse Gjykata nuk kishte asnjë juridiksion për të gjykuar të drejtën e Kosovës për pavarësi, ajo tentoi të kriminalizonte mjetet e përdorura për çlirimin e vendit.Përmes një reagimi në platformën X, Mishetiq vuri në dukje se Gjykata ka bërë një kapërcim të paprecedentë ligjor.“Trupi Gjykues vendosi se një pjesë e qëllimit të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së ishte që pavarësia e Kosovës të arrihej përmes krimeve të luftës. Edhe Prokuroria nuk shkoi aq larg”, nënvizon Mishetiq. Ky konstatim i shkallës së parë po vlerësohet si një goditje e pabazuar që cenon thelbin e kauzës çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, kjo situatë nuk shihet e pakthyeshme për të katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Hagë. Nga këndvështrimi i juristëve të vendit, përgatitja e lartë e ekipeve të mbrojtjes dhe përvoja e tyre ndërkombëtare mund të sjellin një kthesë rrënjësore në shkallën e dytë.Një optimizëm i tillë mbështetet edhe në precedentët e Tribunalit të Hagës për ish-Ju

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Rrëzimi i pretendimeve të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është zhvendosur si betejë në shkallën e Apelit. Derisa mbrojtja po përgatit argumentet për rrëzimin e aktgjykimit, avokatët ndërkombëtarë vlerësojnë se Gjykata ka shkuar përtej kompetencave të saj duke i cilësuar mjetet e luftës për shtetësi si kriminale.Se sa mund të ndryshojë ky vendim në shkallën e dytë dhe pse përvoja e mbrojtjes në raste të ngjashme në Tribunalin e Hagës po shihet si pikë kthese. Beteja ligjore për të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është zhvendosur në shkallën e dytë të Gjykatës Speciale. Avokati ndërkombëtar, Luka Mishetiq, i cili është pjesë e ekipeve mbrojtëse në këtë proces, ka reaguar ashpër ndaj interpretimeve të fundit të aktgjykimit kundër ish-udhëheqësve të luftës së Kosovës.Në një kundërshtim të hapur drejtuar Marko Prelecit nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, Mishetiq sqaroi se megjithëse Gjykata nuk kishte asnjë juridiksion për të gjykuar të drejtën e Kosovës për pavarësi, ajo tentoi të kriminalizonte mjetet e përdorura për çlirimin e vendit.Përmes një reagimi në platformën X, Mishetiq vuri në dukje se Gjykata ka bërë një kapërcim të paprecedentë ligjor.“Trupi Gjykues vendosi se një pjesë e qëllimit të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së ishte që pavarësia e Kosovës të arrihej përmes krimeve të luftës. Edhe Prokuroria nuk shkoi aq larg”, nënvizon Mishetiq. Ky konstatim i shkallës së parë po vlerësohet si një goditje e pabazuar që cenon thelbin e kauzës çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, kjo situatë nuk shihet e pakthyeshme për të katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Hagë. Nga këndvështrimi i juristëve të vendit, përgatitja e lartë e ekipeve të mbrojtjes dhe përvoja e tyre ndërkombëtare mund të sjellin një kthesë rrënjësore në shkallën e dytë.Një optimizëm i tillë mbështetet edhe në precedentët e Tribunalit të Hagës për ish-Ju

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…