Foto: TelegrafiIz objave izvora
Nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe komunitetet arbëreshe në Itali, shqiptarët janë bërë bashkë në Kalabri në një aktivitet që ndërthur trashëgiminë, kulturën, identitetin dhe solidaritetin me Kosovën.Në kuadër të Forumit të Përhershëm të Turizmit Rajonal, që po mbahet më 18–20 shtator në komunat arbëreshe të Kalabrisë, Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon ka mbledhur rreth 60 përfaqësues nga hapësira shqipfolëse, mes tyre kryetarë komunash, personalitete të medias, televizionit, artit, kulturës, muzikës dhe biznesit.Por përtej agjendës së forumit, takimi në tokën arbëreshe mori edhe një dimension të fortë simbolik.Përfaqësuesit e komunave arbëreshe dhe shqiptarët e ardhur nga të gjitha trevat u solidarizuan me ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përcjellë mesazhin: “Liri për çlirimtarët”.Mesazhi i solidaritetit vjen në një moment të ndjeshëm për Kosovën, pas zhvillimeve të fundit në proceset gjyqësore në Hagë ndaj ish-krerëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së.Nga trashëgimia te e ardhmjaForumi i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR) zhvillohet në kuadër të projektit “EXPO ARBËRIA”, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet bashkive dhe komunave të hapësirës shqipfolëse me komunat arbëreshe.Aktivitetet zhvillohen kryesisht në Spezzano Albanese, ndërsa delegacioni viziton edhe qendra të tjera historike arbëreshe, përfshirë Frascineto, Civita dhe San Demetrio Corone.Në qendër të forumit është trashëgimia arbëreshe dhe potenciali i saj për t’u shndërruar në një urë bashkëpunimi kulturor, turistik dhe ekonomik.Gjuha, veshjet, ritualet, gastronomia, muzika dhe mënyra e jetesës së ruajtur nga arbëreshët ndër shekuj po prezantohen si pjesë e një mozaiku më të gjerë të identitetit shqiptar.Një vend të veçantë në këtë nismë zë MUZA, platforma që prej pesë vitesh synon t’i afrojë të rinjtë me trashëgiminë shqiptare përmes modës dhe industrive krijuese.Edicioni i pestë i MUZA-s, që shënon
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.