Diaspora shqiptarePër të katërtën natë me radhë, qytetarët mblidhen në Prishtinë kundër vendimit të Speciales
1 min čitanja
Diaspora shqiptare
Për të katërtën natë me radhë, qytetarët mblidhen në Prishtinë kundër vendimit të Speciales
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Për të katërtën natë me radhë, qytetarë nga mbarë Kosova janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.Edhe sonte, organizimi qytetar ka mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish, të cilët po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale. Një prej organizatorëve të protestave, Çlirim Haziri, ka thënë se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës për drejtësi ndaj çlirimtarëve dhe paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen.Tubimet kundër vendimit të Hagës kanë vazhduar edhe në diasporë. Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar protesta në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa tubime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para selisë së Kombeve të Bashkuara. Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është shpallur më 16 shtator, duke nxitur reagime dhe protesta në Kosovë dhe në mesin e diasporës shqiptare./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.