PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
LuksemburgDronë të mëdhenj u panë pranë aeroportit të Luksemburgut, kryeministri: Kjo është diçka e re
1 min čitanja
Luksemburg

Dronë të mëdhenj u panë pranë aeroportit të Luksemburgut, kryeministri: Kjo është diçka e re

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aeroporti i Luksemburgut u mbyll përkohësisht të premten në mbrëmje, pasi në hapësirën ajrore të tij u vunë re dronë të paidentifikuar dhe të paautorizuar. Për shkak të rrezikut për sigurinë, hapësira ajrore mbi aeroportin Findel u mbyll dhe 19 fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.Operacionet e aeroportit rifilluan rreth orës 01:20, pasi u kryen dy kontrolle dhe nuk u konstatua ndonjë rrezik i drejtpërdrejtë për trafikun ajror. Megjithatë, autoritetet paralajmëruan se mund të ketë vonesa dhe çrregullime të mëtejshme derisa orari i fluturimeve të normalizohet, shkruan reuters.Kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, tha se autoritetet kishin vërejtur dronë në ditët e fundit dhe se bëhej fjalë për një situatë të pazakontë për vendin. Ai përmendi mundësinë që disa prej tyre të ishin dronë më të mëdhenj.Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa dronë janë parë, kush i ka kontrolluar apo nga kanë ardhur. Ato gjithashtu nuk e kanë lidhur incidentin me ndonjë shtet apo organizatë dhe kanë theksuar se hetimi është ende në zhvillim.Pas incidentit është formuar një grup i posaçëm ndërinstitucional për të vlerësuar aktivitetin e dronëve. Autoritetet luksemburgase po shkëmbejnë informacione edhe me vendet fqinje. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aeroporti i Luksemburgut u mbyll përkohësisht të premten në mbrëmje, pasi në hapësirën ajrore të tij u vunë re dronë të paidentifikuar dhe të paautorizuar. Për shkak të rrezikut për sigurinë, hapësira ajrore mbi aeroportin Findel u mbyll dhe 19 fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.Operacionet e aeroportit rifilluan rreth orës 01:20, pasi u kryen dy kontrolle dhe nuk u konstatua ndonjë rrezik i drejtpërdrejtë për trafikun ajror. Megjithatë, autoritetet paralajmëruan se mund të ketë vonesa dhe çrregullime të mëtejshme derisa orari i fluturimeve të normalizohet, shkruan reuters.Kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, tha se autoritetet kishin vërejtur dronë në ditët e fundit dhe se bëhej fjalë për një situatë të pazakontë për vendin. Ai përmendi mundësinë që disa prej tyre të ishin dronë më të mëdhenj.Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa dronë janë parë, kush i ka kontrolluar apo nga kanë ardhur. Ato gjithashtu nuk e kanë lidhur incidentin me ndonjë shtet apo organizatë dhe kanë theksuar se hetimi është ende në zhvillim.Pas incidentit është formuar një grup i posaçëm ndërinstitucional për të vlerësuar aktivitetin e dronëve. Autoritetet luksemburgase po shkëmbejnë informacione edhe me vendet fqinje. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…