Carolina herreraNga stili i viteve të 60-ta te printet e guximshme: Tendencat që do të dominojnë pranverën 2027
2 min čitanja
Carolina herrera
Nga stili i viteve të 60-ta te printet e guximshme: Tendencat që do të dominojnë pranverën 2027
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Java e Modës në New York për sezonin pranverë/verë 2027 solli një qasje më lozonjare ndaj veshjes, me stilistët që eksperimentuan me ngjyra, printime dhe detaje të theksuara. Në pasarela u panë silueta të frymëzuara nga vitet e 60-ta, rripa prej shalli, thekë dhe elemente të ekzagjeruara që i dhanë veshjeve më shumë lëvizje.Një nga tendencat më të spikatura ishte rikthimi i stilit “mod”, me fustane mini, forma të thjeshta dhe kombinime të forta ngjyrash. Mini ModCarolina Herrera, Michael Kors dhe LII sollën silueta që kujtojnë estetikën e viteve të 60-ta, ndërsa ngjyrat e ndezura dhe panelet me kontrast i dhanë pamjeve një karakter më modern.Në fokus ishin edhe aksesorët e lidhur rreth belit. Kummerbandët u shfaqën si një alternativë interesante ndaj rripave tradicionalë, ndërsa rripat prej shalli sollën një pamje më të lirshme dhe boheme. Tied UpKy detaj u pa në koleksionet e Zankov dhe Ralph Lauren, duke i dhënë lëvizje edhe veshjeve më elegante.Thekët ishin një tjetër element i rëndësishëm i sezonit. Ata u shfaqën në fustane, bluza dhe funde, duke krijuar një efekt dinamik gjatë lëvizjes. Kallmeyer, Simkhai, TWP dhe Monse i përdorën thekët si detaj dekorativ, por edhe si mënyrë për t’i dhënë më shumë jetë siluetave. Loose EndsEdhe detajet klasike morën një trajtim të ri. Manshetat e mëdha të këmishave u kthyen në një element të dukshëm të veshjes, ndërsa printet u përdorën pa kursim. Nga printet animalier të kombinuara me njëra-tjetrën te vijat me ngjyra të ndezura, koleksionet e Proenza Schouler, Diane von Furstenberg dhe Tory Burch treguan se pranvera 2027 do të jetë një sezon për të eksperimentuar më shumë me veshjen. /Telegrafi/ Cuff Drama Printmaxxing
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.