PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
JabukëFamilja e Salih Mëziut reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore: Përgjigje e dhimbshme pas më shumë se 27 vitesh pritjeje
2 min čitanja
Jabukë

Familja e Salih Mëziut reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore: Përgjigje e dhimbshme pas më shumë se 27 vitesh pritjeje

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Familja e Salih Mëziut ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të tij, 27 vjet pasi ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë.Mbetjet mortore të Mëziut janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, pasi u gjetën në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.Gjatë së shtunës u bë e ditur se analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave u gjetën në këto dy lokacione. Bëhet fjalë për Idriz Rrecin, Adem Beqirin dhe Salih Mëziun, pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, aktivistë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999 dhe që nga atëherë figuronin si të zhdukur.Djali i Salih Mëziut, Tomori, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se familja e ka pritur për më shumë se 27 vjet një përgjigje për fatin e babait të tij.“Pas më shumë se 27 vitesh pritjeje, kjo është një përgjigje e dhimbshme, por njëkohësisht e shumëpritur”, ka shkruar ai. Varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, konfirmohet identiteti i tri viktimave - i përkasin “Grupit të Intelektualëve” Tomori ka thënë se, pavarësisht konfirmimit të identitetit të babait të tij, dhimbja e familjes mbetet e madhe, pasi ende presin identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të familjes Mëziu.Sipas tij, familja shpreson që edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të identifikohen sa më shpejt, në mënyrë që pas kaq vitesh të mund të organizojnë ceremoninë e varrimit.Ai ka bërë të ditur se familja është në koordinim me institucionet kompetente dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të ketë informacione edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Familja e Salih Mëziut ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të tij, 27 vjet pasi ishte zhdukur gjatë luftës në Kosovë.Mbetjet mortore të Mëziut janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, pasi u gjetën në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.Gjatë së shtunës u bë e ditur se analizat e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave u gjetën në këto dy lokacione. Bëhet fjalë për Idriz Rrecin, Adem Beqirin dhe Salih Mëziun, pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, aktivistë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999 dhe që nga atëherë figuronin si të zhdukur.Djali i Salih Mëziut, Tomori, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se familja e ka pritur për më shumë se 27 vjet një përgjigje për fatin e babait të tij.“Pas më shumë se 27 vitesh pritjeje, kjo është një përgjigje e dhimbshme, por njëkohësisht e shumëpritur”, ka shkruar ai. Varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, konfirmohet identiteti i tri viktimave - i përkasin “Grupit të Intelektualëve” Tomori ka thënë se, pavarësisht konfirmimit të identitetit të babait të tij, dhimbja e familjes mbetet e madhe, pasi ende presin identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të familjes Mëziu.Sipas tij, familja shpreson që edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të identifikohen sa më shpejt, në mënyrë që pas kaq vitesh të mund të organizojnë ceremoninë e varrimit.Ai ka bërë të ditur se familja është në koordinim me institucionet kompetente dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të ketë informacione edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…