Foto: TelegrafiIz objave izvora
Dënimi i udhëheqësve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara ka shkaktuar me të drejtë zemërim, pikëllim dhe ndjenjën e një padrejtësie të thellë. Mirëpo, krahas kritikave legjitime ndaj Gjykatës, po shfaqen gjithnjë e më zëshëm edhe tone antiperëndimore, antiamerikane dhe kundër Bashkimit Evropian, të cilat e trajtojnë një aktgjykim të diskutueshëm si armiqësi të gjithë botës demokratike ndaj shqiptarëve. Pikërisht në këtë çast emocional kërkohet kthjelltësi strategjike. Dhomat e Specializuara duhen përballur me shkeljet dhe standardet e tyre, por beteja për drejtësi nuk duhet shndërruar në armiqësi ndaj aleatëve që ndërhynë në momentin vendimtar për shpëtimin dhe çlirimin e Kosovës. Një reagim i tillë do të ishte historikisht i pavërtetë, politikisht vetëshkatërrues dhe strategjikisht në shërbim të Beogradit e Moskës.Perëndimi nuk është një qeveri e vetme, një qendër komanduese, një zyrë diplomatike apo një gjykatë që mendon dhe vepron si një trup unik. Thelbi i tij është pikërisht pluralizmi; që do të thotë shumë shtete me interesa të ndryshme, qeveri të larmishme që ndërrohen, parlamente ku përplasen shumica dhe opozita, gjykata me shkallë apelimi, media që hetojnë pushtetin, universitete që sfidojnë narrativat zyrtare dhe shoqëri civile që kundërshtojnë vendimet e institucioneve. Brenda vetë Perëndimit zhvillohet vazhdimisht një betejë mes interesit dhe parimit, sigurisë dhe lirisë, pragmatizmit gjeopolitik dhe drejtësisë. Pikërisht kjo hapësirë kundërshtimi dhe korrigjimi e dallon atë nga sistemet autoritare, ku qëndrimi i udhëheqësit shndërrohet automatikisht në qëndrim të shtetit dhe të shoqërisë.Prandaj, Dhomat e Specializuara nuk mund të barazohen as me NATO-n, as me Shtetet e Bashkuara, as me Bashkimin Evropian dhe aq më pak me gjithë botën perëndimore dhe filozofinë e liberal-demokracisë që e dominon. Një aktgjykim, sado i rëndë dhe i diskutueshëm, është produkt i një mekanizmi të caktuar, i një prokurorie të caktuar të politizuar dhe i një trupi konkret te
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.