Adnan rrustemiPërgjegjësia për vendimin e Hagës, deputeti i LVV: Le të nisim me ata që votuan themelimin e Speciales
1 min čitanja
Adnan rrustemi
Përgjegjësia për vendimin e Hagës, deputeti i LVV: Le të nisim me ata që votuan themelimin e Speciales
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj kërkesës së veteranëve të UÇK-së për dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.Rrustemi ka thënë se, nëse kërkohet përgjegjësi institucionale dhe shoqërore për vendimin e 16 shtatorit, atëherë duhet të nisë edhe nga deputetët që votuan amendamentin kushtetues për themelimin e Dhomave të Specializuara.“Nëse dëshironi të kalojmë te përgjegjësia brenda nesh si shoqëri dhe institucione për vendimin e 16 shtatorit, atëherë le të fillojmë duke propozuar një ligj që ndalon funksione publike dhe përfaqësim zyrtar të Republikës së Kosovës të atyre që e kanë votuar amandamentin 24 të Kushtetutës duke i themeluar Dhomat e Specializuara më 3 gusht 2015. Si thoni?”, ka shkruar Rrustemi.Reagimi i tij vjen pas kërkesës së organizatave të dala nga lufta për dorëheqjen e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në vazhdën e reagimeve pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.