Skip to comments
Događaj u razvoju
Brighton

“Do të vazhdojmë sërish”, Arteta reagon pas humbjes poshtëruese nga Brightoni

Nuk pati justifikime nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas humbjes së thellë 3-0 ndaj Brightonit të shtunën, që i dha fund startit perfekt të “Topçinjve” në mbrojtjen e titullit të Ligës Premier.Arsenali i kishte fituar katër ndeshjet e para të sezonit në kampionat, duke pësuar vetëm një gol, por këtë herë u mposht bindshëm nga një Brighton i jashtëzakonshëm. Kjo ishte humbja më e thellë e Arsenalit në të gjitha garat që nga disfata 3-0 në shtëpi ndaj Brightonit në maj të vitit 2023.“E merituan fitoren, ata ishin skuadra më e mirë, veçanërisht në fazat e para të pjesës së parë. Ne nuk konkurruam në nivelin që kërkohej”.“Bëmë gabime teknike në zona të gabuara dhe humbëm duelet. Por duhet ta vendos në perspektivë atë që skuadra ka bërë që nga Botërori. Mendoj se ka qenë e jashtëzakonshme. Do të mësojmë nga kjo përvojë dhe do të rikthehemi sërish”.We go again after the international break. pic.twitter.com/tULXRovWmZ — Arsenal (@Arsenal) September 19, 2026 Suksesi i Brightonit u ndërtua mbi presionin e lartë ndaj Arsenalit, duke mos i lejuar lojtarët e Artetës të kishin kohë me topin dhe duke ua pamundësuar kontrollin e ndeshjes.Arsenali pati një paraqitje të dobët, por kjo erdhi edhe si pasojë e guximit të Brightonit, i cili ishte klinik në fazën e fundit të aksioneve.Me tre golat e shënuar ndaj Arsenalit, Brightoni ka arritur në kuotën e 16 golave në pesë ndeshje këtë sezon në Ligën Premier.Asnjë skuadër tjetër nuk ka shënuar më shumë se 10 gola në pesë javët e para, duke bërë që Brightoni të jetë një prej skuadrave më atraktive për t’u ndjekur në këtë fillim të sezonit./Telegrafi/

Objavljeno · ažurirano 19:36 · 2 min čitanja

Slika uz članak: “Do të vazhdojmë sërish”, Arteta reagon pas humbjes poshtëruese nga BrightoniFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Nuk pati justifikime nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas humbjes së thellë 3-0 ndaj Brightonit të shtunën, që i dha fund startit perfekt të “Topçinjve” në mbrojtjen e titullit të Ligës Premier.Arsenali i kishte fituar katër ndeshjet e para të sezonit në kampionat, duke pësuar vetëm një gol, por këtë herë u mposht bindshëm nga një Brighton i jashtëzakonshëm. Kjo ishte humbja më e thellë e Arsenalit në të gjitha garat që nga disfata 3-0 në shtëpi ndaj Brightonit në maj të vitit 2023.“E merituan fitoren, ata ishin skuadra më e mirë, veçanërisht në fazat e para të pjesës së parë. Ne nuk konkurruam në nivelin që kërkohej”.“Bëmë gabime teknike në zona të gabuara dhe humbëm duelet. Por duhet ta vendos në perspektivë atë që skuadra ka bërë që nga Botërori. Mendoj se ka qenë e jashtëzakonshme. Do të mësojmë nga kjo përvojë dhe do të rikthehemi sërish”.We go again after the international break. pic.twitter.com/tULXRovWmZ — Arsenal (@Arsenal) September 19, 2026 Suksesi i Brightonit u ndërtua mbi presionin e lartë ndaj Arsenalit, duke mos i lejuar lojtarët e Artetës të kishin kohë me topin dhe duke ua pamundësuar kontrollin e ndeshjes.Arsenali pati një paraqitje të dobët, por kjo erdhi edhe si pasojë e guximit të Brightonit, i cili ishte klinik në fazën e fundit të aksioneve.Me tre golat e shënuar ndaj Arsenalit, Brightoni ka arritur në kuotën e 16 golave në pesë ndeshje këtë sezon në Ligën Premier.Asnjë skuadër tjetër nuk ka shënuar më shumë se 10 gola në pesë javët e para, duke bërë që Brightoni të jetë një prej skuadrave më atraktive për t’u ndjekur në këtë fillim të sezonit./Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...