PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Giuseppe cavo dragoneShefi ushtarak i NATO-s, Dragone: Ushtarët, armët dhe sistemi janë gati - kemi rreth 4 mijë faqe me plane
2 min čitanja
Giuseppe cavo dragone

Shefi ushtarak i NATO-s, Dragone: Ushtarët, armët dhe sistemi janë gati - kemi rreth 4 mijë faqe me plane

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shefi ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej vendeve anëtare.Duke folur për kërcënimet hibride, Cavo Dragone tha se aktivitete të tilla zakonisht mbeten nën pragun që do të çonte automatikisht në kërkesën për aktivizimin e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.Ai sqaroi se një sulm i drejtpërdrejtë do të përbënte një situatë krejtësisht tjetër dhe do të sillte menjëherë në agjendë Nenin 5, i cili përcakton parimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës. Cavo Dragone bëri të ditur se NATO ka hartuar rreth 4 mijë faqe me plane për mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës. Sipas tij, këto plane mbulojnë skenarë që nga krizat dhe ndërhyrjet në territorin e vendeve anëtare, deri te situatat që do të kërkonin aktivizimin e Nenit 5.“Aleanca është e gatshme. Struktura është gati. Ushtarët, sistemi dhe armët janë gati”, deklaroi ai.Shefi ushtarak i NATO-s theksoi gjithashtu rëndësinë e parandalimit, duke thënë se në rast të një sulmi, kundërshtarët e Aleancës do të kishin “shumë më tepër për të humbur sesa për të fituar”.Sipas tij, pikërisht kjo aftësi e NATO-s për t’u përgjigjur dhe mbrojtur anëtarët e saj përbën një element kyç të strategjisë së parandalimit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shefi ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej vendeve anëtare.Duke folur për kërcënimet hibride, Cavo Dragone tha se aktivitete të tilla zakonisht mbeten nën pragun që do të çonte automatikisht në kërkesën për aktivizimin e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.Ai sqaroi se një sulm i drejtpërdrejtë do të përbënte një situatë krejtësisht tjetër dhe do të sillte menjëherë në agjendë Nenin 5, i cili përcakton parimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës. Cavo Dragone bëri të ditur se NATO ka hartuar rreth 4 mijë faqe me plane për mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës. Sipas tij, këto plane mbulojnë skenarë që nga krizat dhe ndërhyrjet në territorin e vendeve anëtare, deri te situatat që do të kërkonin aktivizimin e Nenit 5.“Aleanca është e gatshme. Struktura është gati. Ushtarët, sistemi dhe armët janë gati”, deklaroi ai.Shefi ushtarak i NATO-s theksoi gjithashtu rëndësinë e parandalimit, duke thënë se në rast të një sulmi, kundërshtarët e Aleancës do të kishin “shumë më tepër për të humbur sesa për të fituar”.Sipas tij, pikërisht kjo aftësi e NATO-s për t’u përgjigjur dhe mbrojtur anëtarët e saj përbën një element kyç të strategjisë së parandalimit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…