Visar shalaKapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së
1 min čitanja
Visar shala
Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico të Virxhinias, në kuadër të Sesionit të 299-të.Sipas Policisë së Kosovës, ceremonia e diplomimit është mbajtur më 17 shtator 2026, ndërsa Shala e ka përfunduar me sukses programin e akademisë.Në këtë sesion, përveç kapitenit Shala, kanë marrë pjesë edhe 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara dhe 29 zyrtarë nga vende të tjera.Policia e Kosovës e ka vlerësuar pjesëmarrjen dhe diplomimin e zyrtarëve të saj në akademi ndërkombëtare, siç është Akademia Kombëtare e FBI-së, si arritje të rëndësishme profesionale dhe si dëshmi të përkushtimit për zhvillimin e personelit policor.Sipas Policisë, këto programe kontribuojnë edhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit.Policia e Kosovës ka falënderuar partnerët nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucionit./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.