PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Liqeni i ohritAktivistët nga Ohri me peticion kundër ndotjes dhe për mbrojtjen e ambientit
2 min čitanja
Liqeni i ohrit

Aktivistët nga Ohri me peticion kundër ndotjes dhe për mbrojtjen e ambientit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aktivistë nga Ohri me thirrje për qytetarët që t’i bashkëngjiten peticionit për ajër të pastër, ujë të sigurt, menaxhim më të mirë të mbeturinave, mbrojtje të natyrës dhe mjedis të shëndetshëm. Iniciuesit e këtij peticioni thonë se këto tema duhet të jenë prioritet kryesor për Institucionet.“Ky peticion është shumë specifik për ju që të jepni nënshkrimin tuaj dhe të thoni se më në fund Maqedonia në nivel shtetëror dhe lokal duhet të punojë mbi politikat dhe duhet të ketë aktivitete serioze dhe përkushtim për të siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe më në fund të zbatojë masa sistematike për të zvogëluar të gjitha efektet e dëmshme që janë bërë më të mëdha gjatë viteve.” – Dragana Karasova-iniciuese e peticionit.Sipas buletinit të fundit të Organizatës Botërore Meteorologjike, ngjarjet ekstreme me zjarre në pyje dhe tym ndodhin pothuajse tre herë më shumë sesa në vitet e 90-ta. Sipas studimit, ekspozimi në rritje ndaj tymit shoqërohet gjithashtu me rreth 100,000 vdekje shtesë në vit midis viteve 2000 dhe 2018.“Tymi mbart grimca të imëta 2.5 pm, të cilat janë shumë të përhapura vetëm në vjeshtë dhe dimër, dhe ato gjithashtu kërcënojnë shëndetin, dhe toka e zhveshur mbetet më e ndjeshme ndaj erozionit dhe përmbytjeve të menjëhershme gjatë shirave të rrëmbyeshëm. Pra, problemi nuk mbaron kur zjarri shuhet. Në Maqedoni, ne ende i trajtojmë këto çështje shumë veçmas. Flasim për zjarret në verë, për ajrin e ndotur në dimër dhe për përmbytjet pasi të ketë ndodhur dëmi,” tha Ivana Peneva-Aktiviste Mjedisore dhe Politike.Sipas aktivistëve, mesazhe të tilla duhet të përkthehen në politika specifike në nivel lokal dhe kombëtar, dhe të zbatohen vazhdimisht, dhe jo vetëm kur ndotja bëhet e dukshme. Në peticion thuhet gjithashtu se sipas raportit të fundit të UNICEF-it nga viti 2026, 99.9% e fëmijëve në Maqedoni janë të ekspozuar ndaj ndotjes së dëmshme të ajrit. /Alsat.mk

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aktivistë nga Ohri me thirrje për qytetarët që t’i bashkëngjiten peticionit për ajër të pastër, ujë të sigurt, menaxhim më të mirë të mbeturinave, mbrojtje të natyrës dhe mjedis të shëndetshëm. Iniciuesit e këtij peticioni thonë se këto tema duhet të jenë prioritet kryesor për Institucionet.“Ky peticion është shumë specifik për ju që të jepni nënshkrimin tuaj dhe të thoni se më në fund Maqedonia në nivel shtetëror dhe lokal duhet të punojë mbi politikat dhe duhet të ketë aktivitete serioze dhe përkushtim për të siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe më në fund të zbatojë masa sistematike për të zvogëluar të gjitha efektet e dëmshme që janë bërë më të mëdha gjatë viteve.” – Dragana Karasova-iniciuese e peticionit.Sipas buletinit të fundit të Organizatës Botërore Meteorologjike, ngjarjet ekstreme me zjarre në pyje dhe tym ndodhin pothuajse tre herë më shumë sesa në vitet e 90-ta. Sipas studimit, ekspozimi në rritje ndaj tymit shoqërohet gjithashtu me rreth 100,000 vdekje shtesë në vit midis viteve 2000 dhe 2018.“Tymi mbart grimca të imëta 2.5 pm, të cilat janë shumë të përhapura vetëm në vjeshtë dhe dimër, dhe ato gjithashtu kërcënojnë shëndetin, dhe toka e zhveshur mbetet më e ndjeshme ndaj erozionit dhe përmbytjeve të menjëhershme gjatë shirave të rrëmbyeshëm. Pra, problemi nuk mbaron kur zjarri shuhet. Në Maqedoni, ne ende i trajtojmë këto çështje shumë veçmas. Flasim për zjarret në verë, për ajrin e ndotur në dimër dhe për përmbytjet pasi të ketë ndodhur dëmi,” tha Ivana Peneva-Aktiviste Mjedisore dhe Politike.Sipas aktivistëve, mesazhe të tilla duhet të përkthehen në politika specifike në nivel lokal dhe kombëtar, dhe të zbatohen vazhdimisht, dhe jo vetëm kur ndotja bëhet e dukshme. Në peticion thuhet gjithashtu se sipas raportit të fundit të UNICEF-it nga viti 2026, 99.9% e fëmijëve në Maqedoni janë të ekspozuar ndaj ndotjes së dëmshme të ajrit. /Alsat.mk

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…