Foto: TelegrafiIz objave izvora
Gianluigi Buffon ka fituar pothuajse gjithçka që mund të fitojë një futbollist, por në moshën 48-vjeçare ka vendosur të përmbushë një objektiv që e kishte lënë pas dore shumë vite më parë.Legjenda italiane ka vendosur të rikthehet në bankat e shkollës për ta përfunduar arsimin e mesëm në mënyrë të rregullt. Një vendim që vjen pas një episodi nga rinia e tij, kur në moshën 18-vjeçare kishte paguar për ta përfunduar shkollën.Buffon e ka pranuar hapur se kjo është diçka për të cilën nuk ndihet krenar. Në një intervistë për Corriere della Sera, ish-portieri italian ka shpjeguar se tani dëshiron ta përfundojë atë që nuk e bëri siç duhej atëherë.Vendimin e ka marrë për veten, por edhe për prindërit e tij dhe fëmijët. Për Buffonin, ky hap është gjithashtu një mënyrë për të dhënë një shembull për gjeneratat e reja dhe veçanërisht për sportistët e rinj. Karriera e tij në futboll është e mbushur me arritje të jashtëzakonshme. Buffon është kampion bote me Italinë, ka fituar dhjetë tituj të Serie A dhe ka koleksionuar një numër të madh trofesh gjatë një karriere të gjatë në nivelet më të larta.Por këtë herë sfida e tij nuk zhvillohet në një stadium. Në moshën 48-vjeçare, Buffon po kthehet në shkollë për të marrë atë që dikur nuk e arriti në mënyrën e duhur.Ai ka theksuar se nuk është person që kërkon rrugë të shkurtra drejt suksesit dhe se blerja e diplomës së shkollës së mesme është një veprim për të cilin nuk ndihet krenar./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.