PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albulena haxhiuIdentifikimi i tri viktimave nga varrezat masive në Zubin Potok, Haxhiu: Kërkimi nuk do të ndalet derisa të gjendet edhe personi i fundit i zhdukur
2 min čitanja
Albulena haxhiu

Identifikimi i tri viktimave nga varrezat masive në Zubin Potok, Haxhiu: Kërkimi nuk do të ndalet derisa të gjendet edhe personi i fundit i zhdukur

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar sot pasi është bërë identifikimi i tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave u zhvarrosën në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.Haxhiu në një postim në Facebook thekson se për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre. “Sot ato e dinë. Dhimbja mbetet, por kjo pritje e gjatë mbaroi”, shkruan Haxhiu. Varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, konfirmohet identiteti i tri viktimave - i përkasin “Grupit të Intelektualëve” Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:Tri familje morën sot lajmin për familjarët e zhdukur me dhunë që prej vitit 1999. Analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave u zhvarrosën në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut. Ata ishin pjesë e grupit të njohur si "Grupi i Intelektualëve", shqiptarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999.Për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre. Sot ato e dinë. Dhimbja mbetet, por kjo pritje e gjatë mbaroi.Jam pranë tyre në këtë ditë. Bashkëndjej edhe me familjet e tjera që presin rezultatet e gërmimeve në javët në vijim.Kërkimi ynë nuk do të ndalet derisa të gjendet edhe personi i fundit i zhdukur me dhunë dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar sot pasi është bërë identifikimi i tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave u zhvarrosën në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut.Haxhiu në një postim në Facebook thekson se për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre. “Sot ato e dinë. Dhimbja mbetet, por kjo pritje e gjatë mbaroi”, shkruan Haxhiu. Varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, konfirmohet identiteti i tri viktimave - i përkasin “Grupit të Intelektualëve” Lexoni të plotë postimin e Haxhiut:Tri familje morën sot lajmin për familjarët e zhdukur me dhunë që prej vitit 1999. Analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave u zhvarrosën në varrezat masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut. Ata ishin pjesë e grupit të njohur si "Grupi i Intelektualëve", shqiptarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të rrëmbyer nga forcat serbe më 19 prill 1999.Për 27 vjet, këto familje jetuan pa ditur ku ishin më të dashurit e tyre. Sot ato e dinë. Dhimbja mbetet, por kjo pritje e gjatë mbaroi.Jam pranë tyre në këtë ditë. Bashkëndjej edhe me familjet e tjera që presin rezultatet e gërmimeve në javët në vijim.Kërkimi ynë nuk do të ndalet derisa të gjendet edhe personi i fundit i zhdukur me dhunë dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…