IkshpkBrenda javës dy të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor - IKSHPK kërkon vigjilencë të shtuar
2 min čitanja
Ikshpk
Brenda javës dy të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor - IKSHPK kërkon vigjilencë të shtuar
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar lidhur me situatën epidemiologjike të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë.IKSHPK njofton se gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026, në Laboratorin e Mikrobiologjisë të IKSHPK-së janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV) në Kosovë.“Prej tyre, pesë janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë nga Gjakova, ndërsa nga një rast është regjistruar në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë”, thuhet në njoftim.IKSHPK bën tutje të ditur se të gjitha rastet janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë: tri me shenja klinike të meningjitit akut, tri me shenja të meningoencefalitit akut dhe një rast me gjendje febrile.Po ashtu, raportohet se gjatë kësaj jave janë raportuar dy raste të vdekjes nga WNV në Kosovë.“Nga analiza fillestare nuk është evidentuar lidhje epidemiologjike ndërmjet rasteve, prandaj ato janë klasifikuar si sporadike. Vetëm një nga shtatë rastet ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit”, thuhet në njoftim.Situata epidemiologjike në rajonQë nga fillimi i sezonit të transmetimit për vitin 2026 dhe deri më 10 shtator, sipas ECDC-së, janë identifikuar 1,285 raste humane të virusit të Nilit Perëndimor në 15 shtete evropiane, përfshirë edhe disa vende fqinje të Kosovës.Masat e ndërmarraTë gjitha Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik kanë komunikuar me komunat në rajonet e tyre për ngritjen e vigjilencës dhe ndërmarrjen e masave konkrete për parandalimin e përhapjes së virusit.Një ekip i IKSHPK-së, në bashkëpunim me QRSHP Gjakovë, është angazhuar në terren në Gjakovë, ku janë raportuar tri raste, për vlerësimin dhe hulumtimin e situatës epidemiologjike. Vizitë e ngjashme është realizuar edhe nga QRSHP Ferizaj, ndërsa QRSHP-të kanë planifikuar takime me komunat gjatë javës së ardhshme.Në laboratorët e IKSHPK-së po analizohen edhe mostra të tjera të
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.