PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donat rrudhaniDonat Rrudhani mungon te Kosova shkaku i lëndimit, Foda e zëvendëson me Meriton Korenicën
1 min čitanja
Donat rrudhani

Donat Rrudhani mungon te Kosova shkaku i lëndimit, Foda e zëvendëson me Meriton Korenicën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Donat Rrudhani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në grumbullimin e radhë për Ligën e Kombeve, pasi një lëndimi të pësuar në stërvitje.Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se për shkak të këtij dëmtimi, Rrudhani nuk do të mund t’i bashkohet “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur ta ftojë në vend të tij Meriton Korenicën, i cili fillimisht ishte pjesë e listës së zgjeruar.Korenica rikthehet kështu në listën e Kombëtares për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku Kosova do të ketë një seri të rëndësishme përballjesh.“Dardanët” më 24 shtator do ta presin Irlandën në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me përfaqësuesen austriake. Më 1 tetor, Kosova do të përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, ndërsa ciklin e ndeshjeve do ta mbyllë më 4 tetor ndaj Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.Korenica, ndërkohë, do të jetë tashmë në dispozicion të Fodës për këto katër ndeshje të rëndësishme të Kosovës në Ligën e Kombeve./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Donat Rrudhani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës në grumbullimin e radhë për Ligën e Kombeve, pasi një lëndimi të pësuar në stërvitje.Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se për shkak të këtij dëmtimi, Rrudhani nuk do të mund t’i bashkohet “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur ta ftojë në vend të tij Meriton Korenicën, i cili fillimisht ishte pjesë e listës së zgjeruar.Korenica rikthehet kështu në listën e Kombëtares për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, ku Kosova do të ketë një seri të rëndësishme përballjesh.“Dardanët” më 24 shtator do ta presin Irlandën në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me përfaqësuesen austriake. Më 1 tetor, Kosova do të përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, ndërsa ciklin e ndeshjeve do ta mbyllë më 4 tetor ndaj Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.Korenica, ndërkohë, do të jetë tashmë në dispozicion të Fodës për këto katër ndeshje të rëndësishme të Kosovës në Ligën e Kombeve./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…