PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IzraeliIzraeli kërkon “kompensim” nga SHBA-ja pas marrëveshjes saudite për aeroplanët F-35
2 min čitanja
Izraeli

Izraeli kërkon “kompensim” nga SHBA-ja pas marrëveshjes saudite për aeroplanët F-35

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Izraeli planifikon t’i kërkojë SHBA-së kapacitete shtesë të mbrojtjes si “kompensim”, pasi Washingtoni miratoi shitjen e aeroplanëve luftarakë F-35 për Arabinë Saudite.Sipas faqes izraelite të lajmeve Walla, Tel Avivi do të kërkojë blerjen e sistemeve të armëve që administrata e presidentit amerikan Donald Trump më parë kishte refuzuar t’i miratonte.Sipas medias, fokusi ushtarak i Izraelit shtrihet përtej aeroplanëve të avancuar luftarakë dhe aeroplanëve ‘stealth’ të gjeneratës së ardhshme, duke përfshirë armët me bazë në hapësirë, si dhe zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve interceptuese.Në raport thuhet se armët që zyrtarët izraelitë pritet të kërkojnë përfshijnë gjithashtu “municione për depërtimin e bunkerëve dhe sisteme nëntokësore të afta për të operuar thellë nën male shkëmbore”.Sipas medias, ky veprim synon të sigurojë një “kompensim” nga Washingtoni pas marrëveshjes për aeroplanët F-35 me Riadin.Të enjten, Departamenti i Shtetit i SHBA-së miratoi shitjen e mundshme prej 24,3 miliardë dollarësh të 48 aeroplanëve luftarakë F-35 për Arabinë Saudite. Marrëveshja e propozuar është ende subjekt i shqyrtimit nga Kongresi amerikan.Paketa përfshin gjithashtu 49 motorë Pratt & Whitney F135-PW-100, së bashku me pajisje kriptografike, mbështetje për luftë elektronike, trajnime dhe paketa logjistike.Nëse marrëveshja përfundon, Arabia Saudite do të bëhej vendi i parë arab që do të pajisej me aeroplanë luftarakë F-35, ndërsa Izraeli aktualisht është operatori i vetëm i këtyre aeroplanëve në Lindjen e Mesme.Zyrtarët izraelitë kanë kritikuar vazhdimisht Arabinë Saudite për refuzimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Tel Avivin përpara krijimit të një shteti palestinez në kufijtë e vitit 1967, kusht që mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Izraeli vazhdon ta kundërshtojë. /AA/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Izraeli planifikon t’i kërkojë SHBA-së kapacitete shtesë të mbrojtjes si “kompensim”, pasi Washingtoni miratoi shitjen e aeroplanëve luftarakë F-35 për Arabinë Saudite.Sipas faqes izraelite të lajmeve Walla, Tel Avivi do të kërkojë blerjen e sistemeve të armëve që administrata e presidentit amerikan Donald Trump më parë kishte refuzuar t’i miratonte.Sipas medias, fokusi ushtarak i Izraelit shtrihet përtej aeroplanëve të avancuar luftarakë dhe aeroplanëve ‘stealth’ të gjeneratës së ardhshme, duke përfshirë armët me bazë në hapësirë, si dhe zhvillimin dhe prodhimin e sistemeve interceptuese.Në raport thuhet se armët që zyrtarët izraelitë pritet të kërkojnë përfshijnë gjithashtu “municione për depërtimin e bunkerëve dhe sisteme nëntokësore të afta për të operuar thellë nën male shkëmbore”.Sipas medias, ky veprim synon të sigurojë një “kompensim” nga Washingtoni pas marrëveshjes për aeroplanët F-35 me Riadin.Të enjten, Departamenti i Shtetit i SHBA-së miratoi shitjen e mundshme prej 24,3 miliardë dollarësh të 48 aeroplanëve luftarakë F-35 për Arabinë Saudite. Marrëveshja e propozuar është ende subjekt i shqyrtimit nga Kongresi amerikan.Paketa përfshin gjithashtu 49 motorë Pratt & Whitney F135-PW-100, së bashku me pajisje kriptografike, mbështetje për luftë elektronike, trajnime dhe paketa logjistike.Nëse marrëveshja përfundon, Arabia Saudite do të bëhej vendi i parë arab që do të pajisej me aeroplanë luftarakë F-35, ndërsa Izraeli aktualisht është operatori i vetëm i këtyre aeroplanëve në Lindjen e Mesme.Zyrtarët izraelitë kanë kritikuar vazhdimisht Arabinë Saudite për refuzimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Tel Avivin përpara krijimit të një shteti palestinez në kufijtë e vitit 1967, kusht që mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Izraeli vazhdon ta kundërshtojë. /AA/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…