Përzgjedhësi i Shqipërisë, Roland Maran, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për katër ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.Në listën e publikuar, vëmendjen e tërheqin dy emra të rinj. Bëhet fjalë për mesfushorin Sabah Kerjota dhe mbrojtësin Samuele Sina, të cilët janë përfshirë në mesin e futbollistëve të ftuar nga Maran.Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rikthimi i Etrit Berishës te Kombëtarja shqiptare. Portieri rikthehet në grumbullim pas rreth dy vitesh, duke u përfshirë sërish në listën e Shqipërisë.Në anën tjetër, në këtë grumbullim mungojnë disa emra të njohur. Nedim Bajrami, Jasir Asani dhe Armando Broja nuk janë përfshirë në listën e publikuar nga përzgjedhësi italian.Shqipëria do t’i zhvillojë katër ndeshjet e radhës brenda një periudhe të shkurtër. Kuqezinjtë fillimisht do të përballen me Bjellorusinë më 26 shtator, në shtëpi.Më pas, Shqipëria do ta presë San Marinon më 29 shtator, ndërsa më 3 tetor do të udhëtojë për t’u përballur me Finlandën. Serinë e ndeshjeve e mbyll me një tjetër përballje ndaj San Marinos, më 6 tetor, këtë herë në transfertë. Lista e ShqipërisëPortierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Simon SimoniMbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo.Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Julian Shehu, Adrion Pajaziti, Luis Hasa, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi, Sabah Kerjota.Sulmues: Myrto Uzuni, Rey Manaj, Cristian Shpendi, Mirlind Daku.
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
