PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
InterInteri humb një nga ikonat e tij, Sandro Mazzola vdes në moshën 83-vjeçare
2 min čitanja
Inter

Interi humb një nga ikonat e tij, Sandro Mazzola vdes në moshën 83-vjeçare

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sandro Mazzola, një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Interit dhe të Kombëtares së Italisë, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.Ai ia kushtoi të gjithë karrierën e tij 17-vjeçare si futbollist profesionist vetëm një klubi – Interit, për të cilin bëri 565 paraqitje dhe shënoi 158 gola.Që nga fëmijëria, jeta dhe karriera e tij u shënuan nga histori të mëdha futbolli dhe tragjedi personale. Ai ishte vetëm gjashtë vjeç kur babai i tij, Valentino Mazzola, kapiten i Torinos në atë kohë dhe pjesë e Kombëtares së Italisë, humbi jetën në aksidentin ajror të Supergës në vitin 1949.Mazzola debutoi për ekipin e parë të Interit në moshën 18-vjeçare kundër Juventusit, në të njëjtën ditë kur kishte kaluar provimet e shkollës. Ai shënoi edhe golin e vetëm të Interit në atë ndeshje.Shpejt u shndërrua në një nga lojtarët kryesorë të klubit nga Milano, me të cilin fitoi katër tituj të kampionit të Italisë dhe dy Kupa të Kampionëve Evropianë. Finalja e vitit 1964 mbetet veçanërisht e paharrueshme, pasi Mazzola shënoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Real Madridit. Një vit më vonë, Interi mbrojti titullin e kampionit të Evropës.C’è chi entra nella storia. E poi c’è chi diventa la storia stessa dell’Inter. Da ragazzo nerazzurro a simbolo eterno, Sandro Mazzola ha attraversato generazioni, vincendo, emozionando e tramandando l’amore per questi colori. Brillava in campo, brilla anche ora, la stella del… pic.twitter.com/3kg2V6M2aC — Inter ⭐⭐ (@Inter) September 18, 2026 Ai pati sukses të madh edhe me Kombëtaren e Italisë, me të cilën fitoi Kampionatin Evropian në vitin 1968, pas fitores ndaj Jugosllavisë në finale, ndërsa katër vite më vonë luajti në finalen e Kupës së Botës në Meksikë.Pasi i dha fund karrierës si futbollist në vitin 1977, Mazzola vazhdoi të ishte i angazhuar në futboll, duke punuar si drejtor sportiv te Interi dhe Torino.Me rastin e vdekjes së tij, Interi i dha lamtumirën legjendës së klubit me një mesazh emocional, duke theksuar se Mazzola nuk ishte thjesht pjesë e historisë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sandro Mazzola, një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e Interit dhe të Kombëtares së Italisë, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.Ai ia kushtoi të gjithë karrierën e tij 17-vjeçare si futbollist profesionist vetëm një klubi – Interit, për të cilin bëri 565 paraqitje dhe shënoi 158 gola.Që nga fëmijëria, jeta dhe karriera e tij u shënuan nga histori të mëdha futbolli dhe tragjedi personale. Ai ishte vetëm gjashtë vjeç kur babai i tij, Valentino Mazzola, kapiten i Torinos në atë kohë dhe pjesë e Kombëtares së Italisë, humbi jetën në aksidentin ajror të Supergës në vitin 1949.Mazzola debutoi për ekipin e parë të Interit në moshën 18-vjeçare kundër Juventusit, në të njëjtën ditë kur kishte kaluar provimet e shkollës. Ai shënoi edhe golin e vetëm të Interit në atë ndeshje.Shpejt u shndërrua në një nga lojtarët kryesorë të klubit nga Milano, me të cilin fitoi katër tituj të kampionit të Italisë dhe dy Kupa të Kampionëve Evropianë. Finalja e vitit 1964 mbetet veçanërisht e paharrueshme, pasi Mazzola shënoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Real Madridit. Një vit më vonë, Interi mbrojti titullin e kampionit të Evropës.C’è chi entra nella storia. E poi c’è chi diventa la storia stessa dell’Inter. Da ragazzo nerazzurro a simbolo eterno, Sandro Mazzola ha attraversato generazioni, vincendo, emozionando e tramandando l’amore per questi colori. Brillava in campo, brilla anche ora, la stella del… pic.twitter.com/3kg2V6M2aC — Inter ⭐⭐ (@Inter) September 18, 2026 Ai pati sukses të madh edhe me Kombëtaren e Italisë, me të cilën fitoi Kampionatin Evropian në vitin 1968, pas fitores ndaj Jugosllavisë në finale, ndërsa katër vite më vonë luajti në finalen e Kupës së Botës në Meksikë.Pasi i dha fund karrierës si futbollist në vitin 1977, Mazzola vazhdoi të ishte i angazhuar në futboll, duke punuar si drejtor sportiv te Interi dhe Torino.Me rastin e vdekjes së tij, Interi i dha lamtumirën legjendës së klubit me një mesazh emocional, duke theksuar se Mazzola nuk ishte thjesht pjesë e historisë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…