PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kb rahoveciRikthehet Superliga e Basketbollit, Rahoveci dhe Trepça hapin sonte sezonin e ri
2 min čitanja
Kb rahoveci

Rikthehet Superliga e Basketbollit, Rahoveci dhe Trepça hapin sonte sezonin e ri

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Superliga e Kosovës në basketboll nis me një përballje që premton rivalitet dhe atmosferë të veçantë, pasi Rahoveci 029 do të përballet me Trepçën në xhiron e parë të sezonit të ri.Ndeshja do të zhvillohet sot (e shtunë), më 19 shtator, nga ora 19:00, në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë ta nisin kampionatin me rezultat pozitiv.Rahoveci 029 e pret këtë sfidë me ambicie të reja. Pas një sezoni të kaluar në të cilin mbijetesa u sigurua vetëm në xhiron e fundit, klubi gjatë verës ka punuar në ndërtimin e një skuadre më konkurruese, me synimin për të pasur një paraqitje dukshëm më të mirë në sezonin e ri.Përballë do të jetë Trepça, kampionia aktuale e Kosovës, e cila vjen në Rahovec me objektiva të qarta për sezonin e ri. “Xehetarët” janë përforcuar gjatë verës dhe synojnë ta mbrojnë titullin kampion, duke e nisur rrugëtimin pikërisht në një terren ku atmosfera pritet të jetë një prej elementeve të rëndësishme të sfidës.Për Trepçën, sezoni i ri nuk kufizohet vetëm te garat vendore. Mitrovicasit do të marrin pjesë edhe në FIBA Europe Cup.Në këtë mënyrë, dueli në “Mizahir Isma” vjen në një moment kur të dyja skuadrat kanë objektiva të ndryshme, por një qëllim të përbashkët për ta nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Superliga e Kosovës në basketboll nis me një përballje që premton rivalitet dhe atmosferë të veçantë, pasi Rahoveci 029 do të përballet me Trepçën në xhiron e parë të sezonit të ri.Ndeshja do të zhvillohet sot (e shtunë), më 19 shtator, nga ora 19:00, në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë ta nisin kampionatin me rezultat pozitiv.Rahoveci 029 e pret këtë sfidë me ambicie të reja. Pas një sezoni të kaluar në të cilin mbijetesa u sigurua vetëm në xhiron e fundit, klubi gjatë verës ka punuar në ndërtimin e një skuadre më konkurruese, me synimin për të pasur një paraqitje dukshëm më të mirë në sezonin e ri.Përballë do të jetë Trepça, kampionia aktuale e Kosovës, e cila vjen në Rahovec me objektiva të qarta për sezonin e ri. “Xehetarët” janë përforcuar gjatë verës dhe synojnë ta mbrojnë titullin kampion, duke e nisur rrugëtimin pikërisht në një terren ku atmosfera pritet të jetë një prej elementeve të rëndësishme të sfidës.Për Trepçën, sezoni i ri nuk kufizohet vetëm te garat vendore. Mitrovicasit do të marrin pjesë edhe në FIBA Europe Cup.Në këtë mënyrë, dueli në “Mizahir Isma” vjen në një moment kur të dyja skuadrat kanë objektiva të ndryshme, por një qëllim të përbashkët për ta nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…