Humbja e peshësSa orë në ditë duhet të hani nëse doni të humbni peshë? Studimi veçon një regjim
2 min čitanja
Humbja e peshës
Sa orë në ditë duhet të hani nëse doni të humbni peshë? Studimi veçon një regjim
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Studiuesit krahasuan tri periudha të ngrënies gjatë ditës dhe panë se kufizimi i orarit mund të ndikojë në humbjen e kilogramëveKufizimi i periudhës së ngrënies në tetë orë në ditë mund të lidhet me humbje më të madhe të peshës sesa kur për vaktet lihet një periudhë prej 12 orësh, tregon një analizë e përbashkët e pesë studimeve klinike.Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate nuk nënkuptojnë se pikërisht tetë orë janë koha optimale për humbjen e peshës.Studimi, i publikuar në revistën shkencore Nutrition & Diabetes, përfshiu 124 persona me moshë mesatare 47 vjeç, të cilët para fillimit të studimit konsumonin ushqim gjatë një periudhe prej rreth 15 orësh në ditë. Të gjithë pjesëmarrësit kishin të paktën një tregues të sindromës metabolike, transmeton Telegrafi. Tetë, 10 apo 12 orë për ushqim? Pjesëmarrësit që praktikuan ushqyerjen me kufizim kohor konsumonin vaktet brenda një intervali prej tetë, 10 ose 12 orësh në ditë, pa kufizime të përcaktuara për numrin e kalorive apo llojin e ushqimit. Studimet zgjatën nga tre deri në gjashtë muaj.Personat që ndoqën këtë mënyrë të ushqyerjes e shkurtuan periudhën ditore të ngrënies mesatarisht me katër orë dhe humbën rreth 2,18 kilogramë, krahasuar me peshën që kishin në fillim të studimit.Grupi që hante brenda një periudhe tetëorëshe humbi mesatarisht 1,66 kilogramë më shumë sesa pjesëmarrësit që hanin brenda 12 orëve dhe ata të grupit të kontrollit.Megjithatë, ndryshimi mes regjimit tetëorësh dhe atij dhjetëorësh nuk ishte statistikisht domethënës.Analiza tregoi gjithashtu se sa më shumë shkurtohej periudha gjatë së cilës konsumohej ushqimi, aq më e madhe ishte humbja e peshës. Megjithatë, kjo lidhje u dobësua pasi studiuesit morën parasysh faktorë si mosha, gjinia dhe indeksi fillestar i masës trupore (BMI). Periudha më e shkurtër e ngrënies u lidh edhe me tension më të ulët të gjakut Kur u analizuan tregues të tjerë shëndetësorë, rezultatet nuk ishin po aq bindëse.Te pjesëmarrësit që hanin brenda një periudhe pre
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.