Skip to comments
Događaj u razvoju
Anuela ristani

Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pësuar një frakturë në këmbe teksa luante futboll gjatë orarit të ajrimit në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale në Durrës.Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë, çka ka kërkuar transportimin e tij drejt një spitali privat në kryeqytet për ekzaminime radiologjike dhe vendosjen e gjymtyrës në allçi.Veliaj qëndron në izolim që prej muajit shkurt të vitit 2025, periudhë gjatë së cilës ka nisur edhe procesi gjyqësor ndaj tij. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ngre ndaj tij një sërë akuzash që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e produkteve të veprës penale, fshehjen e pasurisë, shpërdorimin e detyrës, si dhe futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit. Drejtuesi i bashkisë i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e organit të akuzës.Së fundmi, më 15 shtator, Gjykata e Lartë vendosi të mbajë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, pas kthimit të dosjes nga Gjykata Kushtetuese në maj.Ekipi mbrojtës i Veliajt e ka cilësuar këtë vendimmarrje si të papranueshme dhe përgatitet t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ndërkohë, trupi gjykues ka detyrimin që brenda dy muajve të arsyetojë refuzimin e një mase më të lehtë sigurie për administratorin e kryeqytetit.Pavarësisht qëndrimit në qeli, Veliaj vazhdon të drejtojë bashkinë më të madhe në vend përmes firmosjes së akteve administrative, pas largimit nga detyra të zv.kryetares së komanduar, Anuela Ristani./Tv Klan

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurimFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...