CefepimiAntibiotiku që përdoret te infeksionet e rënda lidhet me një rritje të mundshme të vdekshmërisë
2 min čitanja
Cefepimi
Antibiotiku që përdoret te infeksionet e rënda lidhet me një rritje të mundshme të vdekshmërisë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Analiza me mbi 22 mijë pacientë zbuloi një sinjal që kërkon hetim të mëtejshëm, por nuk provon se ilaçi është shkakuCefepimi është një antibiotik që përdoret në trajtimin e infeksioneve bakteriale serioze, ndonjëherë edhe kërcënuese për jetën. Një analizë e re ka sinjalizuar një rritje të vogël të mundshme të vdekshmërisë te pacientët që kanë marrë këtë ilaç.Kjo nuk do të thotë se cefepimi duhet shmangur, por se përzgjedhja e pacientit, doza e përshtatshme dhe monitorimi i efekteve të padëshiruara kërkojnë kujdes të veçantë.Te infeksionet e rënda, mjekët shpesh nuk mund të presin rezultatet përfundimtare mikrobiologjike. Trajtimi duhet të nisë shpejt, veçanërisht te sepsa, pneumonia e rëndë apo te pacientët me imunitet të dobësuar.Cefepimi është cefalosporinë e gjeneratës së katërt me spektër të gjerë dhe përdoret kryesisht në kushte spitalore. Ai vepron ndaj një numri të madh bakteresh, përfshirë Pseudomonas aeruginosa, dhe përdoret në pneumoni të rëndë, infeksione të komplikuara urinare dhe infeksione të tjera serioze bakteriale.Përdoret gjithashtu te neutropenia febrile, një gjendje urgjente me temperaturë dhe numër shumë të ulët të neutrofileve. Çfarë tregoi analiza e re? Një analizë sistematike e publikuar në JAMA Network Open përfshiu 110 prova klinike të randomizuara me gjithsej 22.608 fëmijë dhe të rritur.Nga 11.726 pacientë që morën cefepim, 778 vdiqën, ose 6,6 për qind. Në grupin prej 10.882 pacientësh që morën antibiotikë të tjerë beta-laktamikë, u regjistruan 674 vdekje, ose 6,2 për qind.Dallimi absolut ishte 0,4 pikë përqindjeje, afërsisht katër vdekje shtesë për çdo 1.000 pacientë të trajtuar, transmeton Telegrafi. Ky rezultat nuk provon se cefepimi i ka shkaktuar këto vdekje.Studiuesit llogaritën një probabilitet prej 94,4 për qind që rreziku i vdekjes të ishte disi më i lartë me cefepim. Kjo nuk do të thotë se cefepimi e rrit vdekshmërinë me 94,4 për qind. Vetë diferenca e vlerësuar ishte e vogël dhe intervali statistikor përfshinte edhe mundësinë që
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.