Dashuria ndaj vetvetesDashuria për të tjerët pa dashuri për veten nuk mjafton
2 min čitanja
Dashuria ndaj vetvetes
Dashuria për të tjerët pa dashuri për veten nuk mjafton
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ata që japin gjithçka për të tjerët, por neglizhojnë veten, mund të paguajnë një çmim të lartë emocionalNuk mjafton të jemi të kujdesshëm dhe të dhembshur ndaj njerëzve të tjerë apo kafshëve, nëse nga kjo marrëdhënie e përjashtojmë veten. Një studim i ri i Universitetit McGill në Kanada tregon se dhembshuria sjell përfitime të vërteta psikologjike vetëm kur shoqërohet edhe me kujdes dhe mirëkuptim ndaj vetes. Kur mungon kujdesi për veten, rritet rreziku i rraskapitjes emocionale Gjetjet vënë në pikëpyetje bindjen e zakonshme se kujdesi vetëmohues ndaj të tjerëve është gjithmonë i dobishëm edhe për personin që e ofron.Studiuesit analizuan përgjigjet e më shumë se 1.200 pjesëmarrësve dhe i ndanë ata në grupe sipas “profileve të dhembshurisë”, duke matur mënyrën se si silleshin ndaj vetes, njerëzve të tjerë dhe kafshëve.Rezultatet treguan se personat që shfaqnin shumë dhembshuri ndaj të tjerëve, por njëkohësisht ishin shumë kritikë ndaj vetes ose neglizhonin nevojat e tyre, kishin rrezik më të lartë për rraskapitje emocionale dhe përkeqësim të mirëqenies mendore, transmeton Telegrafi. Jepni gjithçka për të tjerët, por harroni veten? Niveli i ulët i dhembshurisë ndaj vetes u lidh me: nivele më të larta të stresit dhe ankthit; kënaqësi më të ulët me jetën; ndjenjë më të madhe të izolimit shoqëror. “Shumë njerëz, veçanërisht prindërit, profesionistët shëndetësorë, edukatorët dhe aktivistët, japin shumë nga vetja për të tjerët, ndërsa ndaj vetes janë jashtëzakonisht të ashpër”, shpjegon dr. Bassam Khoury, autori kryesor i studimit nga Universiteti McGill.Sipas tij, kjo pabarazi lidhet me shëndet më të dobët mendor, sidomos me ekspozim më të madh ndaj stresit dhe ankthit, krahasuar me njerëzit që kujdesen në mënyrë të ekuilibruar edhe për veten, edhe për të tjerët. Kujdesi për nevojat personale nuk është egoizëm Nga ana tjetër, pjesëmarrësit që shfaqnin nivel të lartë dhe të ekuilibruar të dhembshurisë ndaj vetes, njerëzve të tjerë dhe kafshëve kishin profilin më të mirë ps
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.