PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Selena gomezPavarësisht pasurisë marramendëse, Benny Blanco tregon si jetojnë ai dhe Selena Gomez
2 min čitanja
Selena gomez

Pavarësisht pasurisë marramendëse, Benny Blanco tregon si jetojnë ai dhe Selena Gomez

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Benny Blanco ka treguar se pavarësisht pasurisë së madhe dhe rezidencës luksoze në Beverly Hills, ai dhe bashkëshortja e tij Selena Gomez bëjnë një jetë mjaft të zakonshme në përditshmëri.Producenti 38-vjeçar dhe këngëtarja e aktorja 34-vjeçare u martuan shtatorin e kaluar, pas 18 muajsh lidhje. Në shtëpinë e tyre, e cila kushtoi 35 milionë dollarë (rreth 30 milionë euro), Blanco thotë se rutina është e thjeshtë: ai gatuan biftek me pure dhe spinaq, ndërsa më pas çifti kalon kohë duke luajtur Scrabble, shkruan DailyMail. Duke folur për The Times gjatë një udhëtimi në Londër për ditëlindjen e Selenës në korrik, Blanco e përshkroi bashkëshorten si një person të qetë dhe pak të turpshëm, pavarësisht se ajo është vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Ai tha gjithashtu se të dy janë njerëz shumë të duruar dhe se rrallë zemërohen. Çifti e bleu rezidencën në shkurt të vitit 2025. Prona në stilin spanjoll ka shtatë dhoma gjumi, 12 banjo, bibliotekë, shkallë spirale, serë, qendër fitnesi dhe pishinë. Ndërkohë, Selena së fundmi shiti shtëpinë e saj në Encino për 5.4 milionë dollarë (rreth 4.6 milionë euro), pasi e kishte nxjerrë fillimisht në shitje për 6.49 milionë dollarë.Shitja e shtëpisë erdhi në një periudhë kur Gomez ka lënë të kuptohet për dëshirën e saj për t'u bërë nënë. Ajo publikoi një fotografi me një foshnjë në Instagram Story, duke shkruar “Një ditë”. Më herët, këngëtarja ka treguar se për shkak të lupusit nuk është në gjendje të mbajë një shtatzëni. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Benny Blanco ka treguar se pavarësisht pasurisë së madhe dhe rezidencës luksoze në Beverly Hills, ai dhe bashkëshortja e tij Selena Gomez bëjnë një jetë mjaft të zakonshme në përditshmëri.Producenti 38-vjeçar dhe këngëtarja e aktorja 34-vjeçare u martuan shtatorin e kaluar, pas 18 muajsh lidhje. Në shtëpinë e tyre, e cila kushtoi 35 milionë dollarë (rreth 30 milionë euro), Blanco thotë se rutina është e thjeshtë: ai gatuan biftek me pure dhe spinaq, ndërsa më pas çifti kalon kohë duke luajtur Scrabble, shkruan DailyMail. Duke folur për The Times gjatë një udhëtimi në Londër për ditëlindjen e Selenës në korrik, Blanco e përshkroi bashkëshorten si një person të qetë dhe pak të turpshëm, pavarësisht se ajo është vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Ai tha gjithashtu se të dy janë njerëz shumë të duruar dhe se rrallë zemërohen. Çifti e bleu rezidencën në shkurt të vitit 2025. Prona në stilin spanjoll ka shtatë dhoma gjumi, 12 banjo, bibliotekë, shkallë spirale, serë, qendër fitnesi dhe pishinë. Ndërkohë, Selena së fundmi shiti shtëpinë e saj në Encino për 5.4 milionë dollarë (rreth 4.6 milionë euro), pasi e kishte nxjerrë fillimisht në shitje për 6.49 milionë dollarë.Shitja e shtëpisë erdhi në një periudhë kur Gomez ka lënë të kuptohet për dëshirën e saj për t'u bërë nënë. Ajo publikoi një fotografi me një foshnjë në Instagram Story, duke shkruar “Një ditë”. Më herët, këngëtarja ka treguar se për shkak të lupusit nuk është në gjendje të mbajë një shtatzëni. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…