Skip to comments
Događaj u razvoju
Granit xhaka

Granit Xhaka në telashe, Prokuroria zvicerane nis procedurë penale ndaj tij

Granit Xhaka është përballur me një zhvillim të papritur në Zvicër, pasi Prokuroria e Luzernit ka nisur procedurë penale ndaj tij lidhur me një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19.Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës dyshohet se mund të ketë përdorur një certifikatë të falsifikuar ose të lëshuar në mënyrë të parregullt, ndërsa rasti tashmë është pjesë e një hetimi të autoriteteve zvicerane.Sipas mediumit zviceran Blick, çështja lidhet me një mjeke në Luzern, ordinanca e së cilës ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023. Gjatë bastisjes, autoritetet kishin sekuestruar materiale që tani po shqyrtohen në kuadër të hetimit. Granit Xhaka reagon pas aktgjykimit në Hagë: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut Xhaka, ndërkohë, i ka mohuar akuzat. Përfaqësuesi i tij, Andreas Bantel, ka deklaruar se futbollisti i Sunderlandit ka dokumentacion nga mjekja që dëshmon se është vaksinuar dy herë, më 25 janar dhe 11 nëntor 2022.Pikërisht rregullsia e këtyre dokumenteve është në qendër të hetimit të Prokurorisë së Luzernit.33-vjeçari pritet të merret në pyetje nga autoritetet zvicerane në fillim të tetorit.Xhaka kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në shtator të vitit 2021, ndërsa çështja e certifikatës së vaksinimit është rikthyer tashmë në vëmendjen e autoriteteve zvicerane./Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Granit Xhaka në telashe, Prokuroria zvicerane nis procedurë penale ndaj tijFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Granit Xhaka është përballur me një zhvillim të papritur në Zvicër, pasi Prokuroria e Luzernit ka nisur procedurë penale ndaj tij lidhur me një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19.Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës dyshohet se mund të ketë përdorur një certifikatë të falsifikuar ose të lëshuar në mënyrë të parregullt, ndërsa rasti tashmë është pjesë e një hetimi të autoriteteve zvicerane.Sipas mediumit zviceran Blick, çështja lidhet me një mjeke në Luzern, ordinanca e së cilës ishte kontrolluar nga policia në vitin 2023. Gjatë bastisjes, autoritetet kishin sekuestruar materiale që tani po shqyrtohen në kuadër të hetimit. Granit Xhaka reagon pas aktgjykimit në Hagë: Luftuan në tokën e tyre për lirinë e atdheut Xhaka, ndërkohë, i ka mohuar akuzat. Përfaqësuesi i tij, Andreas Bantel, ka deklaruar se futbollisti i Sunderlandit ka dokumentacion nga mjekja që dëshmon se është vaksinuar dy herë, më 25 janar dhe 11 nëntor 2022.Pikërisht rregullsia e këtyre dokumenteve është në qendër të hetimit të Prokurorisë së Luzernit.33-vjeçari pritet të merret në pyetje nga autoritetet zvicerane në fillim të tetorit.Xhaka kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në shtator të vitit 2021, ndërsa çështja e certifikatës së vaksinimit është rikthyer tashmë në vëmendjen e autoriteteve zvicerane./Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...