PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
H&mSfilata e H&M në Londër ndërpritet nga protestuesit e PETA-s, Cruz Beckham ishte në rreshtin e parë
1 min čitanja
H&m

Sfilata e H&M në Londër ndërpritet nga protestuesit e PETA-s, Cruz Beckham ishte në rreshtin e parë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sfilata e H&M në Javën e Modës në Londër u ndërpre të enjten në mbrëmje, pasi protestues të PETA-s u futën në pasarelë gjatë prezantimit të bashkëpunimit të markës me Nick Knight dhe ShowStudio. Mes të ftuarve në rreshtin e parë ishte edhe Cruz Beckham.Para nisjes së sfilatës, protestuesit ishin pozicionuar jashtë eventit me gjak të rremë në fytyrë dhe pankarta kundër përdorimit të leshit. Gjatë shfaqjes, tre aktivistë u futën në pasarelë duke mbajtur pankarta, ndërsa të ftuarit ndoqën situatën nga vendet e tyre, shkruan DailyMail. Protestuesit u larguan nga pasarela pasi sigurimi u kërkoi të dilnin jashtë. Aksioni është pjesë e fushatës së PETA-s kundër përdorimit të leshit nga H&M, pas një hetimi të organizatës mbi një fermë leshi në Afrikën e Jugut të lidhur me zinxhirin e furnizimit të kompanisë. Cruz Beckham ishte ndër të ftuarit që morën pjesë në event dhe u fotografua para nisjes së shfaqjes, i veshur me një pallto gri dhe bluzë të kuqe.PETA i ka bërë thirrje H&M që të heqë dorë nga përdorimi i leshit, ndërsa nënkryetarja e organizatës, Elisa Allen, kritikoi kompaninë lidhur me akuzat për trajtimin e deleve në objektet e qethjes. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sfilata e H&M në Javën e Modës në Londër u ndërpre të enjten në mbrëmje, pasi protestues të PETA-s u futën në pasarelë gjatë prezantimit të bashkëpunimit të markës me Nick Knight dhe ShowStudio. Mes të ftuarve në rreshtin e parë ishte edhe Cruz Beckham.Para nisjes së sfilatës, protestuesit ishin pozicionuar jashtë eventit me gjak të rremë në fytyrë dhe pankarta kundër përdorimit të leshit. Gjatë shfaqjes, tre aktivistë u futën në pasarelë duke mbajtur pankarta, ndërsa të ftuarit ndoqën situatën nga vendet e tyre, shkruan DailyMail. Protestuesit u larguan nga pasarela pasi sigurimi u kërkoi të dilnin jashtë. Aksioni është pjesë e fushatës së PETA-s kundër përdorimit të leshit nga H&M, pas një hetimi të organizatës mbi një fermë leshi në Afrikën e Jugut të lidhur me zinxhirin e furnizimit të kompanisë. Cruz Beckham ishte ndër të ftuarit që morën pjesë në event dhe u fotografua para nisjes së shfaqjes, i veshur me një pallto gri dhe bluzë të kuqe.PETA i ka bërë thirrje H&M që të heqë dorë nga përdorimi i leshit, ndërsa nënkryetarja e organizatës, Elisa Allen, kritikoi kompaninë lidhur me akuzat për trajtimin e deleve në objektet e qethjes. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…