PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lamine yamal“Ai nuk e dinte çfarë do të thotë kjo ndeshje”, Yamal befason me deklaratën për ish-yllin e Barcelonës
2 min čitanja
Lamine yamal

“Ai nuk e dinte çfarë do të thotë kjo ndeshje”, Yamal befason me deklaratën për ish-yllin e Barcelonës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Lamine Yamal ka bërë një deklaratë interesante për Marcus Rashfordin gjatë një interviste të sinqertë për mediat spanjolle.Yamal, 19-vjeçar, foli për disa tema gjatë një interviste për Movistar, përfshirë mundësitë e tij për ta fituar Topin e Artë 2026, ndërsa gjithashtu bëri një rrëfim prekës, duke thënë se është përballur me racizëm “një mijë herë”.Talenti i Barcelonës, i cili ka shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshje të La Ligës këtë sezon, e përmendi në mënyrë befasuese Rashfordin teksa shpjegonte rëndësinë e rivalitetit ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madridit.“Më kujtohet kur e pashë Rashfordin duke luajtur në El Clasicon e tij të parë dhe mendova me vete se ai ende nuk e dinte se çfarë do të thotë kjo ndeshje”, ka thënë Yamal.“Pastaj, në ndeshjen e kthimit, ai e kuptoi vërtet se çfarë do të thotë një Clásico, kur shënoi një gol nga gjuajtja e lirë dhe luajti me një intensitet tjetër”, ka thënë Yamal për Movistar. “Kur vjen nga La Masia, që nga El Clasico jote e parë, ti tashmë e di se çfarë do të thotë kjo ndeshje dhe e di se kjo ndeshje është një betejë e pastër”.Deklarata mund të jetë befasuese për tifozët, pasi Rashford ka luajtur në dy prej rivaliteteve më të mëdha të Premier Leagues, kur ishte pjesë e Manchester Unitedit në ndeshjet ndaj Manchester Cityt dhe Liverpoolit.Reprezentuesi anglez zhvilloi 49 paraqitje për Barcelonën sezonin e kaluar, në formë huazimi nga klubi i tij Manchester United, ndërsa 14 golat dhe 15 asistimet e tij ndihmuan klubin ta mbronte titullin e La Ligës.Në tri ndeshjet mes këtyre dy rivalëve në të cilat mori pjesë, Rashford dha një asistim dhe shënoi në fitoren e Barcelonës ndaj Real Madridit më 10 maj, e cila i siguroi Barcelonës titullin e La Ligës./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Lamine Yamal ka bërë një deklaratë interesante për Marcus Rashfordin gjatë një interviste të sinqertë për mediat spanjolle.Yamal, 19-vjeçar, foli për disa tema gjatë një interviste për Movistar, përfshirë mundësitë e tij për ta fituar Topin e Artë 2026, ndërsa gjithashtu bëri një rrëfim prekës, duke thënë se është përballur me racizëm “një mijë herë”.Talenti i Barcelonës, i cili ka shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshje të La Ligës këtë sezon, e përmendi në mënyrë befasuese Rashfordin teksa shpjegonte rëndësinë e rivalitetit ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madridit.“Më kujtohet kur e pashë Rashfordin duke luajtur në El Clasicon e tij të parë dhe mendova me vete se ai ende nuk e dinte se çfarë do të thotë kjo ndeshje”, ka thënë Yamal.“Pastaj, në ndeshjen e kthimit, ai e kuptoi vërtet se çfarë do të thotë një Clásico, kur shënoi një gol nga gjuajtja e lirë dhe luajti me një intensitet tjetër”, ka thënë Yamal për Movistar. “Kur vjen nga La Masia, që nga El Clasico jote e parë, ti tashmë e di se çfarë do të thotë kjo ndeshje dhe e di se kjo ndeshje është një betejë e pastër”.Deklarata mund të jetë befasuese për tifozët, pasi Rashford ka luajtur në dy prej rivaliteteve më të mëdha të Premier Leagues, kur ishte pjesë e Manchester Unitedit në ndeshjet ndaj Manchester Cityt dhe Liverpoolit.Reprezentuesi anglez zhvilloi 49 paraqitje për Barcelonën sezonin e kaluar, në formë huazimi nga klubi i tij Manchester United, ndërsa 14 golat dhe 15 asistimet e tij ndihmuan klubin ta mbronte titullin e La Ligës.Në tri ndeshjet mes këtyre dy rivalëve në të cilat mori pjesë, Rashford dha një asistim dhe shënoi në fitoren e Barcelonës ndaj Real Madridit më 10 maj, e cila i siguroi Barcelonës titullin e La Ligës./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…