AngliaPartnerja e Morgan Gibbs-White reagon pas përjashtimit të tij nga Anglia
2 min čitanja
Anglia
Partnerja e Morgan Gibbs-White reagon pas përjashtimit të tij nga Anglia
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Partnerja e Morgan Gibbs-White, Britney De Villiers, ka reaguar në Instagram pasi mesfushori i Nottingham Forest u la sërish jashtë skuadrës së Anglisë nga trajneri Thomas Tuchel.De Villiers publikoi një statistikë që tregon se Gibbs-White është lojtari i vetëm që ka krijuar më shumë se pesë raste në një ndeshje të Premier League këtë sezon. Postimi erdhi pasi Tuchel publikoi listën prej 27 lojtarësh për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare, ku Gibbs-White nuk ishte përfshirë, shkruan DailyMail. Kapiteni i Forest po konkurron për pozicionin e numrit 10 me Jude Bellingham, Cole Palmer dhe Eberechi Eze, të cilët këtë herë u preferuan nga Tuchel. Mungesa e Gibbs-White nga skuadra e Anglisë ishte vënë në pikëpyetje edhe më herët, pasi ai ishte golashënuesi më i mirë anglez në Premier League sezonin e kaluar. Tuchel, duke folur nga Wembley, tha se nuk kishte kuptim të përzgjidhte më shumë se tre lojtarë për pozicionin e numrit 10, duke shpjeguar vendimin për ta lënë jashtë Gibbs-White.Nuk është hera e parë që familjarët e një futbollisti reagojnë ndaj vendimeve të Tuchel. Pas përjashtimit të Harry Maguire nga skuadra e Anglisë për Kupën e Botës, nëna e tij Zoe e kishte cilësuar vendimin si absolutisht të neveritshëm, ndërsa vetë Maguire tha se ishte i shokuar dhe i dëshpëruar që nuk do të përfaqësonte vendin. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.