Albin kurtiBE thirrje Kosovës e Shqipërisë për përmbajtje: Specialja jep drejtësi të paanshme
2 min čitanja
Albin kurti
BE thirrje Kosovës e Shqipërisë për përmbajtje: Specialja jep drejtësi të paanshme
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe atij të Shqipërisë, Edi Ramës, në lidhje me reagimet e tyre për dënimin ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku kreu i qeverisë kosovare e cilësoi vendimin si padrejtësi, ndërsa Rama si "marre”.Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Christian Wigand, tha se Dhomat e Specializuara japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura.“Shikoni, ajo që mund të them për këtë çështje është se Bashkimi Evropian merr shënim aktgjykimin e shkallës së parë në çështjen e Prokurorisë së Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara të Kosovës japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e përgjegjësisë individuale penale. Personat e dënuar, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit, në një trup gjykues të veçantë të shkallës së apelit. BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje”, tha Wigand, raporton KosovaPress.Po ashtu, ai u shpreh se mbetet thelbësore të promovohet një mjedis i lirë nga frika dhe hakmarrjet si dhe të mbrohen viktimat dhe dëshmitarët. Reagime pas verdiktit dënues në Hagë, a do të nisë ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale? Ndërsa, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim, Guillaume Mercier, iu referua fjalëve të Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke thënë se aktgjykimet e Dhomave të Specializuara duhen të respektohen dhe se personat e dënuar kanë të drejtë t’i apelojnë ato aktgjykime.“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Aktgjykimet e tyre duhen të respektohen dhe personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.