PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Faton peciPeci pas protestës: Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës
2 min čitanja
Faton peci

Peci pas protestës: Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar pas protestës së sotme të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, duke thënë se UÇK-ja ka qenë dhe mbetet, sipas tij, “e krejt kombit shqiptar”.Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se protesta është një e drejtë e garantuar në demokraci dhe se Partia Guxo e respekton atë.“UÇK ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet simbol e vlerë e këtij populli dhe kështu do të mbetet përjetësisht”, ka shkruar Peci.Ai tha se Guxo kundërshton atë që e cilësoi si përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës përmes manifestimeve të tilla. Gucati kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës “Protesta është shenjë civilizimi dhe e drejtë e garantuar në demokraci. Si të tillë, ne e respektojmë. Mirëpo, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të merr kundërshtimin tonë me të ashpër”, ka deklaruar ai.Peci ka përmendur edhe kontributin e familjes Gërvalla në historinë e Kosovës, duke e lidhur atë me luftën për liri dhe me UÇK-në.“Në historinë tonë të gjatë të sakrificës për liri, familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla paraqesin një kapitull të rëndësishëm dhe të ndritshëm (njëra nga Brigadat e UÇK-së është quajtur “Jusuf Gërvalla”) dhe është udhërrëfyes e manual se si jetohet e vdiset për atdhe.”“Këtë nuk e harrojmë dhe këtë nuk GUXOjmë ta harrojmë!”, ka shkruar Peci.Në fund, ai ka bërë thirrje që, siç u shpreh, të ndalen sulmet ndaj Donika Gërvallës.“Prandaj, stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!”, thuhet në postimin e tij. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar pas protestës së sotme të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, duke thënë se UÇK-ja ka qenë dhe mbetet, sipas tij, “e krejt kombit shqiptar”.Përmes një postimi në Facebook, Peci tha se protesta është një e drejtë e garantuar në demokraci dhe se Partia Guxo e respekton atë.“UÇK ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar, ka qenë dhe mbetet simbol e vlerë e këtij populli dhe kështu do të mbetet përjetësisht”, ka shkruar Peci.Ai tha se Guxo kundërshton atë që e cilësoi si përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës përmes manifestimeve të tilla. Gucati kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës “Protesta është shenjë civilizimi dhe e drejtë e garantuar në demokraci. Si të tillë, ne e respektojmë. Mirëpo, çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të merr kundërshtimin tonë me të ashpër”, ka deklaruar ai.Peci ka përmendur edhe kontributin e familjes Gërvalla në historinë e Kosovës, duke e lidhur atë me luftën për liri dhe me UÇK-në.“Në historinë tonë të gjatë të sakrificës për liri, familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla paraqesin një kapitull të rëndësishëm dhe të ndritshëm (njëra nga Brigadat e UÇK-së është quajtur “Jusuf Gërvalla”) dhe është udhërrëfyes e manual se si jetohet e vdiset për atdhe.”“Këtë nuk e harrojmë dhe këtë nuk GUXOjmë ta harrojmë!”, ka shkruar Peci.Në fund, ai ka bërë thirrje që, siç u shpreh, të ndalen sulmet ndaj Donika Gërvallës.“Prandaj, stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës!”, thuhet në postimin e tij. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…