Skip to comments
Događaj u razvoju
Pagat

U votua gjatë natës dhe u dekretua në mëngjes nga Presidenti, botohet në Fletoren Zyrtare Ligji i formulës së re të pagave të magjistratëve

Ligji që ndryshon mënyrën e përcaktimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, duke hyrë zyrtarisht në fuqi.Ligji nr. 95/2026 u miratua nga Kuvendi në orët e para të mëngjesit të 18 shtatorit, rreth orës 01:30. Gjatë paradites, ai u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj dhe tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare.Ndryshimet përcaktojnë se paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë do të jetë e barabartë me 0.38-fishin e pagës së Presidentit të Republikës, ndërsa indeksimi i saj do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, jo më vonë se dy vjet nga indeksimi i fundit.Ligji parashikon gjithashtu se ndryshimi i pagës referuese bazë sjell efekte vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Për funksionarët dhe nëpunësit e tjerë publikë që kanë paga të lidhura me pagën e gjyqtarit apo prokurorit, do të vijojë të përdoret paga referuese bazë e përcaktuar përpara vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese.Ligji hyn në fuqi menjëherë dhe shtrin efektet financiare nga 1 prilli 2023, vetëm për pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: U votua gjatë natës dhe u dekretua në mëngjes nga Presidenti, botohet në Fletoren Zyrtare Ligji i formulës së re të pagave të magjistratëveFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ligji që ndryshon mënyrën e përcaktimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, duke hyrë zyrtarisht në fuqi.Ligji nr. 95/2026 u miratua nga Kuvendi në orët e para të mëngjesit të 18 shtatorit, rreth orës 01:30. Gjatë paradites, ai u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj dhe tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare.Ndryshimet përcaktojnë se paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë do të jetë e barabartë me 0.38-fishin e pagës së Presidentit të Republikës, ndërsa indeksimi i saj do të bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, jo më vonë se dy vjet nga indeksimi i fundit.Ligji parashikon gjithashtu se ndryshimi i pagës referuese bazë sjell efekte vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Për funksionarët dhe nëpunësit e tjerë publikë që kanë paga të lidhura me pagën e gjyqtarit apo prokurorit, do të vijojë të përdoret paga referuese bazë e përcaktuar përpara vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese.Ligji hyn në fuqi menjëherë dhe shtrin efektet financiare nga 1 prilli 2023, vetëm për pagat e gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...