PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
MalajziaPastruesja në aeroportin e Malajzisë dëgjoi të qara nga koshi, brenda ishte një i porsalindur
1 min čitanja
Malajzia

Pastruesja në aeroportin e Malajzisë dëgjoi të qara nga koshi, brenda ishte një i porsalindur

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një djalë i porsalindur u gjet i gjallë në një kosh për mbeturina higjienike në tualetin për personat me aftësi të kufizuara në Aeroportin Ndërkombëtar të Penangut në Malajzi. Foshnjën e gjeti një pastruese pasi dëgjoi të qarat e tij nga koshi.Ngjarja ndodhi më 31 gusht. Foshnja kishte ende të lidhur kordonin e kërthizës dhe placentën, ndaj policia beson se kishte lindur pak para se të braktisej në tualet.Punonjësit e aeroportit e nxorën me kujdes foshnjën nga koshi dhe e dërguan në spital. Gjendja e tij shëndetësore u përshkrua si përgjithësisht e mirë. Pas shqyrtimit të kamerave të sigurisë, policia arrestoi një grua të re nga Malajzia dhe një shtetas 22-vjeçar të Mianmarit, i cili punonte si roje sigurie.Policia ende nuk ka konfirmuar nëse dy të arrestuarit janë prindërit e foshnjës. Mostrat e tyre janë marrë për analiza forenzike për të përcaktuar lidhjen me të porsalindurin.Rasti po hetohet sipas ligjit penal të Malajzisë për braktisjen e fëmijëve nën moshën 12-vjeçare, vepër për të cilën parashihet deri në shtatë vjet burgim, gjobë ose të dyja. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një djalë i porsalindur u gjet i gjallë në një kosh për mbeturina higjienike në tualetin për personat me aftësi të kufizuara në Aeroportin Ndërkombëtar të Penangut në Malajzi. Foshnjën e gjeti një pastruese pasi dëgjoi të qarat e tij nga koshi.Ngjarja ndodhi më 31 gusht. Foshnja kishte ende të lidhur kordonin e kërthizës dhe placentën, ndaj policia beson se kishte lindur pak para se të braktisej në tualet.Punonjësit e aeroportit e nxorën me kujdes foshnjën nga koshi dhe e dërguan në spital. Gjendja e tij shëndetësore u përshkrua si përgjithësisht e mirë. Pas shqyrtimit të kamerave të sigurisë, policia arrestoi një grua të re nga Malajzia dhe një shtetas 22-vjeçar të Mianmarit, i cili punonte si roje sigurie.Policia ende nuk ka konfirmuar nëse dy të arrestuarit janë prindërit e foshnjës. Mostrat e tyre janë marrë për analiza forenzike për të përcaktuar lidhjen me të porsalindurin.Rasti po hetohet sipas ligjit penal të Malajzisë për braktisjen e fëmijëve nën moshën 12-vjeçare, vepër për të cilën parashihet deri në shtatë vjet burgim, gjobë ose të dyja. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…