PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Luka mishetiqAvokati Mishetiq kritikon Marta Kosin: Nuk të takon ta paragjykosh çështjen ndaj Thaçit
2 min čitanja
Luka mishetiq

Avokati Mishetiq kritikon Marta Kosin: Nuk të takon ta paragjykosh çështjen ndaj Thaçit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kundërshtuar deklaratën e Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës.Pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kos i cilësoi Dhomat e Specializuara si një “organ gjyqësor të paanshëm dhe të pavarur”. Ajo tha se vendimi lidhet me “përgjegjësi individuale dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.Mishetiq ka thënë se paanshmëria e Dhomave të Specializuara në rastin e Thaçit ende nuk është përcaktuar dhe se Kos nuk duhet ta paragjykojë këtë çështje. “Nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e Thaçit, kjo ende mbetet të përcaktohet. Nuk i takon Marta Kosit që ta paragjykojë këtë çështje”, ka shkruar Mishetiq.Ai bashkëngjiti një raport të Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit, për të cilin tha se ngre pikëpyetje mbi paanshmërinë e gjyqtarëve të trupit gjykues.Në raport, Komiteti kishte identifikuar probleme serioze lidhur me mbrojtjen e garancive procedurale, veçanërisht sa i përket të drejtës për një gjykim të drejtë, transparent dhe të paanshëm në Dhomat e Specializuara. Raporti gjithashtu kishte konstatuar se mandati i Speciales kishte pësuar devijim nga qëllimi i saj fillestar.Ndërkohë, më 16 shtator, Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kishte kërkuar që vendimi i Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së të respektohet. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kundërshtuar deklaratën e Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës.Pas vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kos i cilësoi Dhomat e Specializuara si një “organ gjyqësor të paanshëm dhe të pavarur”. Ajo tha se vendimi lidhet me “përgjegjësi individuale dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.Mishetiq ka thënë se paanshmëria e Dhomave të Specializuara në rastin e Thaçit ende nuk është përcaktuar dhe se Kos nuk duhet ta paragjykojë këtë çështje. “Nëse Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vepruar në mënyrë të paanshme në rastin e Thaçit, kjo ende mbetet të përcaktohet. Nuk i takon Marta Kosit që ta paragjykojë këtë çështje”, ka shkruar Mishetiq.Ai bashkëngjiti një raport të Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit, për të cilin tha se ngre pikëpyetje mbi paanshmërinë e gjyqtarëve të trupit gjykues.Në raport, Komiteti kishte identifikuar probleme serioze lidhur me mbrojtjen e garancive procedurale, veçanërisht sa i përket të drejtës për një gjykim të drejtë, transparent dhe të paanshëm në Dhomat e Specializuara. Raporti gjithashtu kishte konstatuar se mandati i Speciales kishte pësuar devijim nga qëllimi i saj fillestar.Ndërkohë, më 16 shtator, Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kishte kërkuar që vendimi i Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së të respektohet. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…