Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kongresi i ka dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, një projektligj për sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë, duke hapur një fazë të re të presionit ekonomik të Uashingtonit ndaj Moskës.Senatorja Jeanne Shaheen, demokratja më e lartë në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe bashkëkryesuese e Grupit të Vëzhguesve të NATO-s në Senat, tha se legjislacioni synon të shënjestrojë të ardhurat financiare dhe energjetike të Rusisë dhe të rrisë presionin ndaj Kremlinit.Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 17 shtator, Shaheen foli për projektligjin për sanksionet, nevojat urgjente të Ukrainës, luftën hibride ruse dhe aktivitetet e Moskës përgjatë krahut lindor të NATO-s. Ajo në këtë intervistë po ashtu foli për paqëndrueshmërinë në Ballkan dhe rolin e opozitës ruse në kundërshtimin e narrativit të Kremlinit për luftën.“Presioni ndaj Putinit”Radio Evropa e Lirë: Kongresi sapo ka miratuar projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë, legjislacioni i parë i madh dypartiak i Kongresit në mbështetje të Ukrainës që nga paketa e ndihmës emergjente e miratuar në prill të vitit 2024. Çfarë ndryshon për Moskën tani që legjislacioni po i dërgohet presidentit Trump për nënshkrim?Jeanne Shaheen: Shpresoj se ky dërgon një mesazh të rëndësishëm. Ishte një votim me mbështetje shumë të fortë dypartiake në të dyja dhomat. Në Senat u miratua me 86 vota për dhe 11 kundër, ndërsa dje [v.j. 16 shtator] në Dhomën e Përfaqësuesve mori mbi 100 vota, me mbështetje të madhe dypartiake.E mbështetën si demokratët, ashtu edhe republikanët. Ajo që do të bëjë është të godasë jo vetëm sektorin financiar të Rusisë, oligarkët dhe njerëzit përreth Vladimir Putinit që po ndihmojnë në zhvillimin e luftës së Rusisë. Do të godasë gjithashtu të ardhurat që po e financojnë këtë luftë, të ardhurat nga nafta dhe gazi.Legjislacioni do të vendosë tarifa ndaj pesë vendeve kryesore që përdorin naftën dhe gazin rus, që janë kryesisht Kina dhe India. Ato janë përdorueset më të mëdha. Dhe, ajo që kem
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.