Foto: TelegrafiIz objave izvora
Harry Kane ndihet shumë mirë te Bayern Munichu, por sulmuesi anglez ka zbuluar se gjatë karrierës së tij ka pasur bisedime për një transferim të mundshëm në La Liga.Në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”, Kane ka pranuar se në të kaluarën ka pasur kontakte për një kalim të mundshëm në Spanjë, ndonëse nuk bëhej fjalë për oferta konkrete.“Ka pasur momente kur kjo mund të kishte ndodhur. Nuk do të thoja se ka pasur mundësi konkrete, por në të kaluarën ka pasur disa biseda”.“Kam shumë respekt për La Ligën. Barcelona, Real Madridi dhe Atletico Madridi janë ndër klubet më të mëdha në botë. Jam rritur duke parë Ronaldon dhe Messin. Kam respekt të jashtëzakonshëm për këto skuadra”, ka thënë ai. Sulmuesi i Bayernit nuk e ka përjashtuar plotësisht mundësinë e një transferimi në Spanjë në të ardhmen.“Siç e dimë, në futboll gjithçka mund të ndodhë. Unë kurrë nuk e përjashtoj asgjë. Por tani për tani, siç kam thënë edhe më parë, jam jashtëzakonisht i lumtur në Gjermani”.Ndërkohë, Bayern Munich po tenton ta bindë për rinovimin e kontratës ngase nuk dëshiron të luajë vitet e ardhshme pa yllin e skuadrës./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.