Foto: TelegrafiIz objave izvora
Mijëra qytetarë janë mbledhur të enjten mbrëma, më 17 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët një ditë më parë janë dënuar me burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.Protesta po zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve janë edhe një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).Gjatë protestës, Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën te kazerma “Adem Jashari”, në drejtim të Fushë Kosovës, në aksin ku ndodhet objekti i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).Selia e EULEX-it ishte cak i protestuesve një ditë më herët, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Endrit Thaçi: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastërNë protestë ka marrë pjesë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ka falënderuar popullin shqiptar për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Ai ka falënderuar gjithashtu mediat për bashkëpunimin dhe punën e tyre gjatë raportimit për zhvillimet e fundit.“Dua t’i falënderoj të gjithë popullin shqiptar për mbështetje, jemi falënderues shumë. Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër”, deklaroi Thaçi para gazetarëve.Në protestë po merr pjesë edhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli.Ai tha se pajtohet me deklaratën e Endrit Thaçit dhe u bëri thirrje gazetarëve që të dëgjojnë qytetarët e mbledhur në protestë.“Nuk kam asgjë me shtu prej asaj që e tha Endriti. Ju ftoj t’i drejtoni mikrofonat, dëgjojeni popullin çka thotë”, tha Veseli.Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim për krime lufte, ndërsa Kadri Veselin me 18 vjet burgim.Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.Protesta të tjera janë p
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.