Foto: TelegrafiIz objave izvora
Juventusi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Ligën e Evropës, duke shënuar fitore spektakolare 5-0 ndaj NEC Nijmegen.Skuadra italiane e dominoi ndeshjen që nga fillimi dhe shumë shpejt e bëri të qartë se synonte vetëm fitoren. Nicolas Gonzalez e zhbllokoi rezultatin në minutën e nëntë, duke përfituar nga një asistim i bukur i portierit Kamil Grabara dhe duke dërguar topin në rrjetë nga brenda zonës.Juventusi vazhdoi të sulmonte dhe në minutën e 24-t e dyfishoi epërsinë. Kerim Alajbegovic pranoi një pasim në zonë dhe, pa u menduar gjatë, lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi në këndin e sipërm të majtë. “Zonja e Vjetër” nuk u ndal dhe para përfundimit të pjesës së parë shënoi edhe golin e tretë. Në minutën e 35-të, Nick Woltemade realizoi për 3-0, duke bërë që Juventusi të shkonte në pushim me një avantazh të qetë.Edhe pas pushimit, skuadra e Luciano Spallettit vazhdoi të ishte dominuese. Trajneri italian bëri disa zëvendësime, ndërsa njëri prej tyre solli edhe golin e katërt.Në minutën e 75-të, Randal Kolo Muani dhuroi një pasim të bukur në zonë për Zeki Çeliku, i cili nga afërsia realizoi me qetësi për 4-0.Kolo Muani më pas vendosi edhe firmën e tij në këtë fitore. Në minutën e 82-të, francezi mori një pasim nga Jhon Lucumi, doli i vetëm përballë portierit dhe me një lëvizje të bukur e rrëzoi atë, për ta dërguar topin mbi të dhe për të vulosur rezultatin 5-0. Me këtë fitore bindëse, Juventusi e nis Ligën e Evropës me tri pikë dhe një paraqitje që nuk la shumë hapësirë për diskutim. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.