Foto: TelegrafiIz objave izvora
Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.Veseli ka rrëfyer në detaje përjetimet e tij dhe të familjes gjatë ditës së shpalljes së aktgjykimit, duke nisur nga nata para seancës e deri te momenti kur pa babanë e tij në sallën e gjyqit.Ai ka treguar se natën e 15 shtatorit kishte shkuar për të takuar familjarët e tij, me të cilët, siç shkruan, u përpoqën t’i jepnin njëri-tjetrit forcë dhe kurajo për atë që i priste të nesërmen.“Nuk e di si u futëm brenda nga kallaballëku. Por rreth orës 08:45 veç se kishim zënë vendet në galerinë e publikut. Aty ishin të gjitha familjet, të gjithë ne emocione duke pritur që perdet të hapen dhe t’i shohim më në fund më të shtrenjtët tanë”, ka shkruar ai.Klestor Veseli ka përshkruar edhe momentin kur, pas hapjes së perdeve, sytë e tij u takuan me babanë, Kadri Veselin.Ai ka treguar se e përshëndeti të atin me një shenjë që Kadri Veseli e kishte përdorur gjatë fushatave të tij politike. Sipas tij, kjo shenjë në gjuhën e shenjave nënkupton “të dua”.“Pashë babin tim, duke ngritur sytë drejt galerisë së publikut dalëngadalë duke skanuar se ku jemi ulur, ashtu siç bën gjithmonë në seancat ku kam marrë pjesë. Sytë na u takuan, e përshëndeta babin me atë shenjë që ai kishte përdorur gjatë fushatave të tij politike”, ka shkruar ai.Veseli ka shpjeguar se babai i tij e kishte mësuar këtë shenjë nga fëmijët e fshatit SOS, ku, sipas tij, kishte punuar një familjare e tyre.Në vijim, Klestor Veseli ka rrëfyer momentet kur gjykata nisi leximin e aktgjykimit. Ai ka thënë se, nga mënyra se si po lexoheshin arsyetimet, e kuptoi se babai i tij dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së do të dënoheshin.Sipas tij, familjet nuk janë frikësuar nga drejtësia, por nga politika.“As unë, as familja ime, as familja e axhit Hashim, as ajo e bacës Jakup, e as ajo e axhës Rexhë nuk jemi frikësuar nga
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.