Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot mbajti mbledhjen e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, përkatësisht Kryesisë Qendrore të BDI-së, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për forcimin e kapaciteteve strukturore dhe organizative brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.Siç thuhet në njoftim. në fokus të veçantë të diskutimit ishte edhe vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, i datës 16 shtator 2026. Kryesia Qendrore vlerësoi se:Në këto momente, kur vëmendja e shqiptarëve është e përqendruar te Haga dhe te vendimi ndaj pjestarëve të UÇK-së, është e rëndësishme të kujtojmë se si nisi ky proces, mbi çfarë pretendimesh u ngrit dhe çfarë mbeti prej tyre pas gjithë këtyre viteve.Procesi që çoi drejt krijimit të Gjykatës Speciale mori shtysë nga raporti i Dick Marty-t dhe pretendimet e rënda për trafikim organesh. Por, pas gjithë këtyre viteve hetime dhe procesi gjyqësor, asnjë nga këto pretendime për të cilën edhe u formua kjo Gjykatë nuk u dëshmuan dhe në mungesë të fakteve u sajua një proces kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.Lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Historia e kësaj lufte dhe sakrifica e një populli për liri nuk mund të gjykohet në një proces të sajuar gjyqësor.Protestat e organizuara pas shpalljes së aktgjykimit janë një formë legjitime e shprehjes qytetare në një shoqëri demokratike. Nuk ka shtet demokratik në botë dhe as kushtetutë demokratike që e ndalon të drejtën për të protestuar. Qytetarët kanë të drejtë të shprehin qëndrimet dhe pakënaqësinë e tyre përmes protestave paqësore dhe jo të dhunshme. Të mos lejojmë që historia e luftës çlirimtare të Kosovës të tjetërsohet", thuhet në njoftimin e BDI-së.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.