Skip to comments
Događaj u razvoju
Murat yakin

Yakin me deklarata për Xhakën, Jasharin e Bislimin – por ka një mesazh edhe për Avdullahun

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur për një numër çështjesh gjatë konferencës për media të mbajtur të enjten, ku ndër të tjera është ndalur te Granit Xhaka, Ardon Jashari, Uran Bislimi, Leon Avdullahu dhe Valon Behrami.Sa i përket kapitenit të Zvicrës, Granit Xhakës, Yakin ka theksuar rëndësinë e tij për përfaqësuesen, duke bërë të ditur se mosha nuk është faktor vendimtar për përzgjedhjen e lojtarëve.“Nuk ka të bëjë me moshën e lojtarëve. Ka të bëjë me formën e tyre fizike. Për sa kohë që performojnë mirë dhe luajnë për klubet e tyre, Granit Xhaka dhe Remo Freuler janë të rëndësishëm për ne. Dyshja është e koordinuar mirë dhe rutinat po funksionojnë mirë”, ka deklaruar Yakin. Ai ka lënë të hapur mundësinë që Ardon Jashari të ketë më shumë minuta në të ardhmen, duke vlerësuar paraqitjet e tij në stërvitje.“Duhet më shumë për t’u integruar në ekip në atë pozicion. Por kam idenë t’u jap një ose dy lojtarëve një shans. Ardoni, për shembull, gjithmonë jep performanca të mira në stërvitje. Është mjaft e mundshme që ai të startojë në një moment”, shtoi përzgjedhësi zviceran.Yakin ka bërë të ditur listën prej 25 lojtarësh për ndeshjet ndaj Maqedonisë së Veriut, Skocisë dhe Sllovenisë në Ligën e Kombeve. Zvicra bën pjesë në Grupin 1 të Ligës B.Për Jasharin, i cili aktualisht është pjesë e Milanit, Yakin ka thënë se konkurrenca në një klub të madh mund ta ndihmojë shumë në zhvillimin e tij. “Gjithmonë varet se si reagon lojtari. Milani është një klub shumë i madh me shumë konkurrencë. Ai nuk mund të dorëzohet. Ne e vlerësojmë profilin dhe përkushtimin e tij. Edhe në Kupën e Botës, ai vazhdimisht dha performanca të shkëlqyera në stërvitje. Ai gjithmonë jep gjithçka nga vetja dhe është një lojtar ekipi”, ka thënë Yakin.“Fakti që ai ka vendosur të qëndrojë te Milani është i rëndësishëm. Gjëja kryesore është se ai është në duar të mira me ne dhe me siguri do të marrë hapësirë në katër ndeshjet”, shtoi ai.Jashari deri më tani ka 11 paraqitje me fanellën e Zvicrës.Yakin

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Yakin me deklarata për Xhakën, Jasharin e Bislimin – por ka një mesazh edhe për AvdullahunFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...