Foto: TelegrafiIz objave izvora
Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, pritet të mungojë për rreth tri javë pasi ka pësuar një lëndim në meniskun e gjurit të djathtë, raporton mediumi katalunas 3cat.Gardiani spanjoll e nisi nga minuta e parë ndeshjen e Barcelonës ndaj Racing Santanderit, por nuk arriti ta përfundojë atë. Garcia ndjeu shqetësime në gjurin e djathtë dhe u zëvendësua në pushimin mes pjesëve, në një ndeshje që katalunasit e fituan me rezultat të thellë 7-2.Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar se 25-vjeçari ka pësuar një dëmtim në menisk, që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth tri javë. Kjo do të thotë se Garcia do ta humbasë ndeshjen e fundjavës në La Liga ndaj Sevillas. Portieri gjithashtu nuk do të jetë në dispozicion të përfaqësueses së Spanjës për ndeshjet e Ligës së Kombeve gjatë këtij grumbullimi.Megjithatë, Barcelona ka marrë edhe një lajm pozitiv lidhur me gjendjen e tij. Sipas raportimeve, mjekët e klubit kanë përjashtuar mundësinë që Garcia t’i nënshtrohet një operacioni.Nëse rikuperimi i tij shkon sipas planit, portieri spanjoll pritet të jetë sërish në dispozicion të Barcelonës pas përfundimit të pauzës së kombëtareve./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.