Skip to comments
Događaj u razvoju
Gjykata speciale

Pas aktgjykimit, Specialja nis procedurën për zhdëmtimin e viktimave - caktohen afatet

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të zhvillojnë procedurën për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pas shpalljes së aktgjykimit të 16 shtatorit.Sipas urdhrit të Trupit Gjykues II, procedura do të zhvillohet para Dhomave të Specializuara dhe, nëse nuk paraqiten kundërshtime nga Mbrojtja, viktimat nuk do të referohen për të kërkuar zhdëmtim përmes padive civile në gjykatat e Kosovës.Vendimi bazohet në nenin 22(8) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe rregullën 168 të Rregullores së Procedurës dhe Provave. Sipas kornizës ligjore, kur një i akuzuar shpallet fajtor, trupi gjykues mund të nxjerrë urdhër drejtpërdrejt ndaj personit të dënuar, duke përcaktuar zhdëmtimin e duhur për viktimat, individualisht ose kolektivisht.Trupi Gjykues ka vlerësuar se nuk do të ishte e përshtatshme që viktimat të referoheshin në procedura civile në Kosovë. Në urdhër thuhet se gjykatat civile në Kosovë, sipas vlerësimit të Panelit, nuk ofrojnë një rrugë “efektive dhe realiste” për viktimat e këtij rasti që të kërkojnë zhdëmtim për krimet për të cilat të akuzuarit janë shpallur fajtorë. Paneli ka marrë parasysh, ndër të tjera, edhe faktin se viktimave pjesëmarrëse në procedurë u është garantuar anonimiteti ndaj publikut.Në arsyetimin e tij, Paneli ka vlerësuar gjithashtu se referimi i viktimave në gjykatat e Kosovës mund të rrezikojë masat mbrojtëse të vendosura nga Dhomat e Specializuara dhe të ndikojë negativisht në të drejtën e tyre për zhdëmtim. Sipas tij, Dhomat e Specializuara përbëjnë forumin më të përshtatshëm për përcaktimin e zhdëmtimeve që burojnë nga krimet për të cilat janë dhënë dënimet.Megjithatë, ky hap nuk është ende përfundimtar. Mbrojtjes i është dhënë mundësia të paraqesë kundërshtime ndaj vendimit për të mos i referuar viktimat në gjykatat e Kosovës deri të martën, më 22 shtator 2026. Mbrojtja e Viktimave dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) mund t'u përgjigjen kundërs

Objavljeno · ažurirano 12:20 · 2 min čitanja

Slika uz članak: Pas aktgjykimit, Specialja nis procedurën për zhdëmtimin e viktimave - caktohen afatetFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...